BallinaKryesoreBashkëbisedim me demokratët? Deputetja e PD i kthehet Ramës: Ai është halli...

Bashkëbisedim me demokratët? Deputetja e PD i kthehet Ramës: Ai është halli sot i shqiptarëve. Harron kush është dhe çfarë i ka bërë Shqipërisë

spot_img
spot_img

Një reagim ka ardhur nga deputetja e PD Flutura Açka pas qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama gjatë ditës së djeshme dhe sot që i ftoi në mesditë demokratët në bashkëbisedim

Në një lidhje ‘live’ me News24, Açka kërkoi ndjesë për prishjen e gjuhës dhe tha se Edi Rama është halli sot i shqiptarëve, dhe prandaj sa më shpejt të bashkohet PD-ja, aq më shpejt do t’i vijë fundi atij


“Më vjen keq Marsela, jemi në televizion publik, por meqenëse kryeministri ynë i dashur e ka zanat të jetë vulgar dhe të prishë gjuhën, jam e detyruar dhe unë ta prish disi gjuhën për t’iu përgjigjur këtij njeriu që nuk lë rast pa bërë ato batutat e tij bajate dhe vulgare. Ai e ka përsëritur shpesh në retorikën e tij dhëmbi i prishur i Partisë Demokratike, ju e keni dëgjuar apo jo?! Unë e di që shqiptarët e sotëm nuk kanë problem dhëmbin e prishur të PD-së, e kanë problem sarkomën, sarkomën (lloj kanceri që fillon në inde si kockat ose muskujt) që Edi Rama iu ka vënë në shpinë shqiptarëve. Ai është halli sot i shqiptarëve, prandaj sa më shpejt të bashkohet PD-ja, sa më shpejt këto gjëra të shoshiten mes dy kampeve, po them kampeve tani meqenëse janë vendosur kampet përballë njeri-tjetrit aq më shpejt do t’i vijë fundi Edi Ramës. Dhe sa për Edi Ramën, po them atë batutën po aq vulgare sa ç’e ka thënë ai dhe nuk e kam turp fare se nuk më bën fare për Edi Ramën, ky njeri që bën vetëm sehir dhe harron se kush është dhe çfarë i ka bërë kësaj Shqipërie sot, shqiptarëve të sotëm nuk iu fare Edi për Edi Ramën”, deklaroi deputetja Açka.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular