BallinaAktualitetVendosja e Komandës Evropiane e Operacioneve Speciale të Ushtrisë Amerikane, Bujar Leskaj:...

Vendosja e Komandës Evropiane e Operacioneve Speciale të Ushtrisë Amerikane, Bujar Leskaj: Vendim historik për të ardhmen euroatlantike!

Nga Bujar Leskaj

Vendim historik për të ardhmen euroatlantike!
Komanda Evropiane e Operacioneve Speciale të Ushtrisë Amerikane, e njohur me akronimin (SOCEUR), ka njoftuar të enjten në 6 janar 2022, se do të themelojë një bazë ushtarake të Forcave Operacionale Speciale në Shqipëri për të rritur efikasitetin e pranisë së saj.
Pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO në 1 prill 2009, si rrjedhojë e përpjekjeve të vazhdueshme e konstante, politikave vizionare të qeverisë së Partisë Demokratike nga 1990, me kryeministër Prof. Dr. Sali Berisha dhe presidenti Prof. Dr. Bamir Topi, vendimi për vendosjen e kësaj komande është një hap dhe një arritje jashtëzakonisht e rëndësishme, jo vetëm për Shqipërinë e Kosovën, por edhe për të gjithë rajonin tonë, i cili do të vazhdojë të ngelet i orientuar properëndimor dhe në mënyrë konstante kundër përpjekjeve ruso- serbe për hegjemoni dhe kontroll të rajonit.
SOCEUR ka një pozicion unik për të stimuluar marrëdhënien e SHBA-ve me aleatët dhe partnerët, për t’ju kundërvënë ndikimeve keqdashëse, për të ndërtuar ndërveprimin, për t’ju përgjigjur me shpejtësi kërcënimeve që mund të lindin dhe, nëse është e nevojshme, për të mposhtur sulmet.
Gjeneralmajor David H.Tabor, komandat i SOCEUR, tha se vendosja e bazës në Shqipëri mundëson forcimin e partneriteteve me aleatët e NATO-s në rajon dhe “rrit fleksibilitetin e operacioneve speciale dhe forcave konvencionale në rajon”.
Ambasada amerikane në Tiranë e quajti këtë vendim një “gurthemel për stabilitetin rajonal”.
Natyrisht që ky vendim dëshmon edhe për rëndësinë që ka Shqipëria jo vetëm në rajon, por edhe si partnere e ngushtë dhe strategjike e sigurisë në nivel rajonal dhe global dhe mike e ngushtë e SHBA dhe BE.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular