BallinaAktualitetNisin punimet, policia rrugore: Si devijohet trafiku nga nesër në Qafë Kashar–Rinas-autostradë

Nisin punimet, policia rrugore: Si devijohet trafiku nga nesër në Qafë Kashar–Rinas-autostradë

Policia e Shtetit njofton, se për shkak të punimeve në rrugë, do të bllokohet segmenti rrugor, kryqëzim Rinas-Qafë Kashar. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se drejtimi i lëvizjes së automjeteve, Drejtimi i lëvizjes së automjeteve Qafë Kashar-Rinas, do devijohet në autostradë, në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas.

Njëkohësisht, drejtuesit e automjeteve të përdorin edhe kalime të tjera alternative në rrugë dytësore.

Njoftimi i Policisë:
Policia Rrugore e Tiranës

Me qëllim marrjen e masave për orientimin e lëvizjes për shkak të punimeve që do nisin në orët e para të mëngjesit të datës 10.01.2022, për rehabilitimin e segmentit rrugor Kryqëzim Rinas (aeroport)-Qafë Kashar (kthesa Rinas), Policia Rrugore njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve, se:

Drejtimi i lëvizjes së automjeteve Qafë Kashar-Rinas, do devijohet në autostradë, në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas.

Njëkohësisht, drejtuesit e automjeteve të përdorin edhe kalime të tjera alternative në rrugë dytësore.

Shërbimet e Policisë Rrugore do jenë në rrugë me qëllim shmangien e trafikut dhe orientimnin e drejtuesve të automjeteve.

Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të automjeteve, për respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore, gjithashtu të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe të autoriteteve të tjera shtetërore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular