BallinaKryesorePAMJET ME DRON/ Shikoni momentin kur Berisha dhe një “grusht” mbështetësish të...

PAMJET ME DRON/ Shikoni momentin kur Berisha dhe një “grusht” mbështetësish të tij zhvendosen nga selia e PD-së tek kryeministria

Për disa orë ditën e djeshme Sali Berisha dhe mbështetësit e tij protestuan para selisë së Partisë Demokratike, me qëllimin për ta marrë atë.

Gjatë protestës pati edhe akte dhune, pasi protestuesit sulmuan selinë, thyen xhama, dyer dhe dritare,  ndërsa ata u tërhoqën pas ndërhyrjes me gaz lotsjellës të policisë.

Në këtë kohë, Sali Berisha dhe një “grusht” mbështetësish të tij u larguan nga selia dhe u zhvendosën drejt kryeministrisë. Këto pamje të siguruara nga “Panorama.al” tregojnë edhe momentin e largimit nga selia e PD.

Në lidhje me protestën, policia ka shoqëruar disa persona, ndërsa janë kryer të gjithë veprimet procedurale nga ana e prokurorisë.

Dhunën në protestën e sotme e kanë dënuar përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian, ambasada e SHBA. Ndersa Basha në një konferencë për shtyp teksa e konsideroi Berishen kancerin e PD-se, theksoi se sot është ndarë përfundimisht nga Sali Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular