Sot luhen të gjitha ndeshjet e kampionatit italian, ku spikatin dy ndeshjet Roma-Juve dhe Inter-Lazio. Të dyja ndeshjet luhen në orare të ndryshme në 18:30 dhe në 20:45. Kampionati italian nis sot në ora 12:30 me ndeshjen Venecia-Milani.
Kuqezinjtë pas fitores ndaj Romës disa ditë më parë, i janë afruar ndjeshëm Interit kryesues, ku diferenca mes tyre është një pikë, edhe pse zikaltërit kanë një ndeshje më pak. Përballja me Venecian është e lehtë për Milanin, që shpreson së zikaltërit të bëjnë një hap fals në fushën e tyre përballë lacialëve.
Napoli i vendit të tretë luan me Sampdorian, e cila kohët e fundit dorianët janë larg shkëlqimit të tyre.
Sa i përket sfidës me Romën, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka mbetur i pamposhtur në tre nga pesë ndeshjet e Serisë A kundër José Mourinhos, duke fituar dy prej tyre (1 barazim) – asnjë trajner nuk ka arritur më shumë sukses kundër trajnerit të Romës në kompeticion.
Ndeshjet sot
Venecia-Milan 12:30
Empoli-Sasuolo 15:00
Udineze-Atalanta
Napoli-Sampdoria
Roma-Juventus 18:30
Geona-Spezia
Verona-Salernitana 20:45
Inter-Lazio
Torino Fiorentina
Kaljari-Bolonja