BallinaKryesoreRoma-Juve dhe Inter-Lazio, super ndeshjet e sotme në kampionatin italian, Milan nis...

Roma-Juve dhe Inter-Lazio, super ndeshjet e sotme në kampionatin italian, Milan nis sfidat

Sot luhen të gjitha ndeshjet e kampionatit italian, ku spikatin dy ndeshjet Roma-Juve dhe Inter-Lazio. Të dyja ndeshjet luhen në orare të ndryshme në 18:30 dhe në 20:45. Kampionati italian nis sot në ora 12:30 me ndeshjen Venecia-Milani.

Kuqezinjtë pas fitores ndaj Romës disa ditë më parë, i janë afruar ndjeshëm Interit kryesues, ku diferenca mes tyre është një pikë, edhe pse zikaltërit kanë një ndeshje më pak. Përballja me Venecian është e lehtë për Milanin, që shpreson së zikaltërit të bëjnë një hap fals në fushën e tyre përballë lacialëve.

Napoli i vendit të tretë luan me Sampdorian, e cila kohët e fundit dorianët janë larg shkëlqimit të tyre.

Sa i përket sfidës me Romën, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka mbetur i pamposhtur në tre nga pesë ndeshjet e Serisë A kundër José Mourinhos, duke fituar dy prej tyre (1 barazim) – asnjë trajner nuk ka arritur më shumë sukses kundër trajnerit të Romës në kompeticion.

Ndeshjet sot

Venecia-Milan 12:30

Empoli-Sasuolo 15:00

Udineze-Atalanta

Napoli-Sampdoria

Roma-Juventus 18:30

Geona-Spezia

Verona-Salernitana 20:45

Inter-Lazio

Torino Fiorentina

Kaljari-Bolonja

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular