BallinaKryesoreVIDEO/Basha publikon pamjet: Berisha paralajmëroi dhe orkestroi sulmin mbi selinë e PD,...

VIDEO/Basha publikon pamjet: Berisha paralajmëroi dhe orkestroi sulmin mbi selinë e PD, dhuna ishte qëllimi i tij që nga fillimi!

Kreu i Partisë Demokratike, ka publikuar pamje nga protesta e djeshme e zhvilluar në selinë e PD.

Ai shkruan, se protesta është paralajmëruar, orkestruar e dirigjuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas kreut të PD, dhuna ishte qëllimi i ish-kryedemokratit që prej fillimit.

Postimi i Lulzim Bashës:

Sali Berisha e paralajmëroi, orkestroi dhe dirigjoi te gjithë sulmin e dhunshëm mbi selinë e PD në 8 janar. Ndonëse e dinte fare mirë që në seli ndodheshin deputetë dhe drejtues demokratë, ai nuk i kurseu urdhrat për mercenarët që të godisnin zyrat e partisë. Të gjithë e dinim që ai do të bëhej i dhunshëm. Dhuna ishte qëllimi i tij që nga fillimi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular