BallinaPolitikePS mbledh Kongresin në 29 janar, propozon ndryshime të reja në Statut!...

PS mbledh Kongresin në 29 janar, propozon ndryshime të reja në Statut! Shtohet pozicioni i…

Partia Socialiste do të mbledhë Kongresin e saj në fund të janarit për t’i dhënë një start të ri aktivitetit të saj politik. Vendimi u mor dje në mbledhjen e Kryesisë, të drejtuar nga Kryeministri Rama, ndërsa u prezantua edhe drafti me propozimet e reja në Statutin e PS-së.

Sekretari i përgjithshëm, në 100 ditët e para në këtë detyrë kishte premtuar se do të sillte një draft më të thjeshtë dhe më funksional të Statutit. Propozimi i ri ka të bëjë me një strukturë të re organizative në çdo degë socialiste në nivel bashkie. Qëllimi i këtij propozimi, mesa duket, ka të bëjë me riorganizimin e plotë të makinerisë elektorale të PS-së në funksion të zgjedhjeve të ardhshme vendore dhe parlamentare. Gjiknuri ka propozuar ngritjen e sekretariatit ekzekutiv në nivel bashkie, një forum i barasvlershëm me sekretariatin qendror, por që do të ketë detyra të ndara organizative me kryetarin e degës apo strukturat e tjera në këtë parti. Pas diskutimeve të zhvilluara nga anëtarët e Kryesisë dhe propozimeve përkatëse, grupi i posaçëm i punës për Statutin do të vazhdojë diskutimin në ditët e ardhshme për të hartuar dokumentin përfundimtar, i cili do t’u paraqitet për miratim delegatëve të Kongresit. Gjatë punimeve të Kongresit, paralelisht do të organizohet votëbesimi nga Asambleja Kombëtare për sekretariatin ekzekutiv të partisë. Në Kryesi u diskutua gjithashtu për aktivitetin që do të zhvillohet në 15 janar, në kuadër të 30-vjetorit të Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar

HAPJA PËR TË RINJTË

Në një prononcim për mediat pas takimit, Rama tha se “Kongresi i PS-së do të adresojë sfidat e përbashkëta të partisë dhe qeverisë, si shprehje e kësaj partie e kësaj shumice për 4 vitet që vijnë”. Rama tha se “pjesë e diskutimit ishte edhe ripërtëritja e PS-së me të rinj”. “Në 15 janar kemi një aktivitet të rinisë socialiste dhe progresiste në funksion të një riorganizimi tërësor të të gjithë rrjetit rinor të PS-së dhe përtej saj, një rrjet vullnetarizmi, qytetarie progresive, në funksion të komunitetit, ku ne dëshirojmë të ndërveprojmë më të rinjtë dhe t’u japim mundësinë që të kenë një mbështetje që të kthehen në aktivistë dhe njerëz të interesuar përtej punëve të veta”, tha Rama.

ANALIZA

Mbi 83 mijë vota të pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit mbetet enigma që socialistët kërkojnë të zgjidhin përmes analizës që kanë nisur në çdo qark. Drejtuesit politikë në çdo qark, bashkë me anëtarët e Kryesisë të deleguar për të ndjekur këtë proces, po zhvillojnë analizat e rezultatit zgjedhor për kuptuar se përse Partia Socialiste nuk arriti të marrë më shumë mandate se 74, ndërkohë që nga 83 mijë votat e pavlefshme pretendohet se mund të ishim marrë të paktën edhe 4 mandate. Por duket se vota preferenciale që deputetët socialistë kërkuan nga zgjedhësit i çoi ata në konfuzion, duke e plotësuar gabim fletën e votimit. Thirrjes së Kryeministrit Rama që votuesi të orientohej drejt subjektit të PS-së për ta votuar, pa shënuar asnjë kandidat për deputet, nuk u dëgjua nga të gjithë, duke çuar në konstatimin e një numri rekord votash të pavlefshme. Për të ndaluar këtë precedent që penalizon PS-në në zgjedhjet e ardhshme, Kongresi vendosi kryerjen e analizës së zgjedhjeve, të rezultatit, se si është votuar në çdo qark, ku kandidatët më të votuar do të rezultojnë se kanë bërë fushatë për ta orientuar votuesin drejt PS-së dhe emrit të tyre në listë. Zhvillimi i kësaj analize në mënyrë sa më objektive, detyroi kryesocialistin që të bënte lëvizje të drejtuesve politikë të PS-së në qarqe, duke krijuar jo pak pakënaqësi. Por, përveç numrit të votave të pavlefshme, në këtë analizë do të shihet edhe roli e kontributi i çdo të zgjedhuri socialist apo të emëruari gjatë fushatës zgjedhore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular