Skuadra e Southampton është e interesuar të nënshkruajë me Armando Brojën nga Chelsea pergjithmone, por po përballet me konkurrencë nga klubet e tjera angleze.
‘Shenjtorët’ janë të vetëdijshëm për interesimin e klubeve të tjera pas paraqitjeve mbresëlënëse të kohëve të fundit për sulmuesin 20-vjeçar.
Një varg klubesh të Ligës Premier duan të nënshkruajnë me sulmuesin e ri këtë muaj, shkruan SkySports.
Një burim brenda klubit të Chelseat, i ka thënë këtij mediumi se klubet e interesuara tashmë kanë pyetur se sa do të kushtojë blerja e Brojës brenda këtë muaji.
Por duket se Chelsea po shqyrton që ta mbajë Brojën, i cili së fundmi ka nënshkruar kontratë me klubin nga Stamford Bridge. Madje Blutë e Londrës mund ta përmirësojnë kontratën e tij.
Broja ka shënuar pesë gola në 15 paraqitje në Premier League këtë sezon.