Nga Helidon Bushati
Fillesat janë në Shkodër, dhe kjo na bën krenarë si qytetarë e përfaqësues.
E tillë ishte edhe demonstrata e parë antikomuniste 32 vite më parë, ku mijëra shkodranë u ngritën kundër simbolit të regjimit gjakatar, bustit të Stalinit.
Demokratët dhe qytetarët e Shkodrës i kanë prirë historisë me vizionin perendimor në zemër.
Jam i bindur që ne, familja jonë e madhe e demokratëve e kemi forcën për t’u bashkuar e ringritur kudo, e për t’i dhënë serish vendit energjinë e drejtimin e duhur.
Për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza e për ta bërë shpejt pjesë të familjes europiane.
Sic e deshën dhe e ëndërruan protestuesit e 14 Janarit 1990.