BallinaIntervistaGazment Bardhi në emisionin “Kjo javë” të Nisida Tufës në News 24...

Gazment Bardhi në emisionin “Kjo javë” të Nisida Tufës në News 24 flet për ndryshimet në PD dhe grupin parlamentar

spot_img
spot_img

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi në emisionin “Kjo javë” të Nisida Tufës në News 24 flet për ndryshimet në PD dhe grupin parlamentar

Gazment Bardhi: Jam informuar nga kryetari i partisë dhe nga zoti Rushaj për një dakordësi mes tyre, që në ketë moment për sfidat që grupi ka përpara, drejtimi t’i kalojë nënkryetarit tjetër të partisë, zotit Enkelejd Alibeaj

Pyetje: Pra, dakordësi mes kujt?

Gazment Bardhi: Ka patur dakordësi dhe diskutim mes zotit Rushaj dhe zotit Basha. Pra, ka qenë vendim i përbashkët i tyre. Të gjitha vendimet që janë propozuar sot në Këshillin Kombëtar, do të kalojnë më pas edhe në grupin parlamentar të PD Dua të shpreh mirënjohjen time për punën e jashtëzakonshme që ka bërë zoti Rushaj në këto momente të vështira për PD. Si kryetar grupi ka bërë një punë të jashtëzakonshme, edhe pse, njësoj si pjesa dërrmuese e deputetëve, e kishte për herë të parë jeten parlamentare. E ka përballuar në mënyrën më të jashtëzakonshme të mundshme.

Pyetje: Por zoti Rushaj nuk ka qenë i pranishëm për arsye shëndetësore apo jo?

Gazment Bardhi: Zoti Rushaj, si një pjesë e kolegëve, për fat të keq, janë në kushte jo të përshtatshme shëndetësore.

Pyetje: Janë me covid?

Gazment Bardhi: Një pjesë e miqve tanë janë duke kaluar covidin.

Pyetje: Pra, nuk ka një arsyetim tjetër largimi i zotit Rushaj?

Gazment Bardhi: Jo, nuk ka asnjë arsyetim tjetër. Kam patur një bisedë me të dy dhe ka qenë një vendimarrje e përbashkët e të dyve.

Pyetje: Nga ana tjetër është propozuar si nënkryetar Kuvendi Agron Gjekmarkaj. Pse Gjekmarkaj?

Gazment Bardhi: Për shkak se zoti Alibeaj, i cili ishte nënkryetar i Parlamentit, ka kaluar kryetar i grupit parlamentar, është vlerësiar se nënkryetar i Kuvendit të jetë zoti Gjekmarkaj, jo vetëm si demokrat me kontribut të jashtëzakonshëm, por edhe si përfaqësues i botës akademike dhe përfaqësues i komunitetit katolik në Shqipëri.

Pyetje: Zoti Bardhi, nuk e pamë zotin Rushaj të angazhohej në ndonjë krititikë për zotin Berisha., siç kemi parë edhe zotin Alibeaj. Ka të bëjë edhe kjo?

Gazment Bardhi: Jo, nuk ka të bëjë. Zoti Rushaj ka patur një pozicion të qartë gjatë gjithë këtij debati të brendshëm në PD. Ka qenë i rreshtuar pëkrah i institucioneve legjitimeve të PD. Ka mbajtur qendrimet e tij mbi vendimet e kryetarit të partisë për pezullimin fillimisht të zotit Berisha nga grupi parlamentar i PD, duke e konsideruar këtë një vendim të drejtë të kryetarit të PD.

Pyetje: Pse nuk u ndryshua edhe nga Komisioni i Ekonomisë Sorina Koti, e cila ka qenë në krah të zotit Berisha?

Gazment Bardhi: Më duhet të sqaroj se ndryshimet e tjera në grupin parlamentar janë rrjedhojë e vendimeve të kryesisë. Nuk ka një vendim të kryesisë ndaj zonjës Koti apo ndonjë kolegu tjetër. Kanë bërë zëvendësime vetëm ndaj
kolegëve që kryesia e partisë ka marrë vendim për pezullim apo përjashtim, duke diktuar në atë vendim të kryesisë edhe lënien jashtë të funksioneve drejtuese në parti apo në grupin parlamentar.
Zonja Koti nuk ka qenë pjesë e asaj vendimarrje, pasi ai vendim është marrë vetëm për organizatorët e dhunës ndaj PD. Dhe organizatorët janë në të ashtuquajturin Komision i  Rithemelimit të PD

Pyetje: Të njëjtën gjë mund të themi dhe për Luçiano Boçin, qendron nënkryetar i grupit?

Gazment Bardhi: Në PD gjithmonë ka latur dhe do të ketë individë, të cilët nuk mendojnë si shumica. E rëndësishme është që asnjëri prej nesh, kur shprehim mendimet, apo me aktet që marrim, të mos e kalojmë atë që konsiderohet si vijë e kuqe. Aktet e dhunës, organizimi, nxitja e akteve të dhunës janë vijë e kuqe. Së dyti, të mos kryejnë veprime të tilla që cënojnë në mënyrë te pakthyeshme interesin politik dhe elektoral të PD. Nga ana tjetër, cilido prej nesh ka mendimin e vet dhe është i lirë ta shprehë qoftë në media, në struktura të partisë apo në mbledhje të organeve të partisë.

Pyetje. Keto janë vendime që hyjnë në fuqi menjëherë. Çfarë ndodh nëse zonja Duma dhe zonja Vokshi vijnë të dyja njëherësh në Komisonin e Shëndetësisë? Zonja Vokshi mund të thotë se nuk e njeh këtë vendim.

Gazment Bardhi: Kjo nuk është çështje kush njeh kë. Për fat të keq, dhe këtë po e them edhe nga pikëpamja personale, për shkak të miqësisë që kam me zonjën Vokshi, zonja Vokshi nuk është më anëtare e PD. Me vendim të kryesisë së PD është përjashtuar si organizatore e akteve të dhunës në protestën e 8 Janarit. Konkretisht, kam patur raportime nga zonja që kanë qenë pjesëmarrëse në protestë që janë organizuar për të qendruar afër personave që kryenin akte dhune për t’u përdorur si fasadë apo për t’i mbuluar këto akte. Nga kryesia e PD është vendosur që zonja Vokshi të përjashtohet nga PD. Përjashtimi nga PD, njëkohësisht nga grupi parlamentar, do të thotë që zonja Vokshi nuk mund të mbajë asnjë funksion parlamentar në emër dhe për llogari të PD. Sigurisht që grupi parlamentar i PD dhe Këshilli Kombëtar i merr vendimet me shumicë të anëtarëve dhe këtu muk bëhet fjalë që dikush i njeh apo nuk i njeh këto vendime. Këto janë vendime legjitime, që ekzekutohen nga organet përgjegjëse, në këtë rast nga Kuvendi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular