BallinaKryesore“Dhuna s’është mjet i PD”, Basha thirrje demokratëve: 8 janari ishte ‘vija...

“Dhuna s’është mjet i PD”, Basha thirrje demokratëve: 8 janari ishte ‘vija e kuqe’ për ne, ta lëmë të shkuarën pas. Misioni ynë…

Nga Fieri, atje ku po mban një takim me demokratët, kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se dhuna nuk është mjet i kësaj partie.

Duke kujtuar protestën e 8 janarit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, Basha theksoi se kjo protestë ishte ‘vija e kuqe’.

“Ky shtet nuk është i korruptuar, por i të korruptuarve. Ëndrra për një demokraci të vërtetë, për një Shqipëri si Europa, ku secili shpalos nga vetitë e veta, ka ngelur i parealizuar. Hapat më domethënës mbajnë vulën e demokratëve. Djersa dhe sakrifica e shqiptarëve që sakrifikuan jo për veten e tyre, por për shqiptarët. Në këtë betejë kemi sakrifikuar shumë. Demokratët na kanë dhënë shumë besim. Askush nuk është në borxh me askënd prej nesh. Dhuna nuk është mjet i demokratëve. Me dhunë as nuk shantazhohen dhe as nuk detyrohen demokratët dhe as institucionet e demokratëve. As kryetari, as këshilli, as vetë degët. Nuk i përgjigjet dhunës asnjë demokrat. Përgjigja jonë ndaj dhunës së qeverisë ka qenë dhe do të jetë e fuqishme, por brenda shtëpisë sonë, askush s’mund t’i vendoset tjetrit. Më 8 janar në kundërshtim me thirrjet tona u kalua një vijë e kuqe që na ndan dhe që duhet të na ndajë një herë e përgjithmonë. Me dhunë as nuk mund të shantazhohen, as zaptohen dhe as detyrohen demokratët apo institucionet e demokratëve nga Berisha dhe njerëzit e tij. Ata demokratë u përdorën si fasadë për të mbuluar aktin e turpshëm të dhunës. Dua t’ju ftoj nga Fieri të gjithë demokratëve kudo ku janë, dhe do të shkojë ti takoj nga jugu në veri; le ta lëmë të shkuarën pas. Do të zgjedhim të ardhmen. Mos u dorëzoni para një pakice, kalorësve që kanë marrë gjithçka dhe që duan të jenë në karriget e përjetshme. Për ta janë gati që të ndryshojë kushtetuta. Ata janë pakica absolute. Sado ra ngrejë zërin e tyre paraja e shumicës, ata janë prapë pakica. Shumica e shqiptarëve duan ndryshimin dhe meritojnë ta kenë. Është misioni ynë të sjellim ndryshimin.”, tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular