BallinaKryesoreNevoja për aleancën e rilidhur me qytetarin/Nga Skerdilaid Sulozeqi

Nevoja për aleancën e rilidhur me qytetarin/Nga Skerdilaid Sulozeqi

Nga Skerdilaid Sulozeqi

Demokracia është qytetari dhe baza dhe kjo gjë tashmë është vënë në pah dhe po zbatohet nga lidershipi i Partisë Demokratike.
Në fushatën zgjedhore të prillit të vitit të shkuar, por dhe si pjesëtar aktiv dhe në rresht të parë të fushatave të mëparshme të Partisë Demokratike kam parë e takuar pafundësisht njerëz me zemër të madhe, familjare të çdo kategorie, por kryesisht njerëz me shumë halle e probleme, të cilët qeveria aktuale vetëm i ka përdorur. I ka përdorur në mënyrën më të keqe të mundshme.
Fasada dhe zhurma nëpërmjet mediave të paguara, administratës së kapur dhe çdo instrumenti të pushtetit kanë bërë që zëri i tyre jo vetëm mos të dëgjohet, por të mbytet pa dalë.
Irritimi i tyre, pafuqia migjeniane përballë një pushteti të tyre kërkon një krahë të fortë t’i mbrojë, e t’i mbrojë realisht duke dal garant i jetës së tyre, ekonomisë së tyre, rendit publik e me rradhë.
Ai supi ku ata të mbështeten duhet të jetë Partia Demokratike e Shqipërisë, e cila nëpërmjet platformave e programeve qeverisëse nesër të jetë garanti i tyre.
Lulzim Basha si kryetari i Partisë Demokratike dhe gjithë trupa e partisë më të madhe opozitare, e cila me forcën e saj morale prej 622,000 mijë votuesish në 25 prill 2021 duhet t’u garantojë atyre mbrojtjen sot dhe zhvillimin nesër.
Partia Demokratike sot duhet të rilidh një aleancë të sinqertë me qytetarin, ku garancia të jetë veprimi i shpejtë sot nëpërmjet denoncimit dhe vënies përpara përgjegjësisë nëpërmjet strukturave e departamenteve qeverinë e çdokënd që abuzon me qytetarin.
Një kënd denoncimi, shprese dhe besimi duhet tu vendoset qytetarëve në dispozicion duke iu shërbyer si një dritare dhe lidhje besimi midis njëra-tjetrës.
Aleanca duhet të rilidhet me demokratët e thjeshtë, me elektoratin gri dhe target grup duhet të jetë qytetari masiv shqiptar.
Sot pamë Lulzim Bashën në Fier i cili u prit masivisht nga qytetarët fierak.
Aleanca me qytetarin është aleanca mbi aleancat.
Shqipëria e njëmijë e një halleve ka nevojë urgjente për Partinë Demokratike dhe një opozitë të pastër me një elitë të re, të papërfolur, të pakonsumuar, të papërlyer, të pakorruptuar, mundësisht pa ish-zyrtarë të lartë të korruptuar.
May be an image of 3 people, people standing, crowd and outdoors
Skerdjan Dhuli, Albi Mehmeti and 2 others
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular