BallinaAktualitetAxhenda e vizitës 10 orëshe e Erdogan, përuron edhe xhaminë e Et'hem...

Axhenda e vizitës 10 orëshe e Erdogan, përuron edhe xhaminë e Et’hem Beut. Një shesh në Laç do ketë emrin e tij

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan do të mbërrijë nesër në Tiranë dhe do të qëndrojë për më shumë se 10 orë.

Startnews ka mësuar se cila do të jetë axhenda e Erdogan në Shqipëri. Ai do të mbërrijë në Aeroportin “Nënë Tereza” në orën 2:25 të mëngjesit ku dhe pritet të mbahet ceremonia e pritjes.

Më pas do të zhvillohet edhe ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Rexhep Taip Erdogan.

Axhenda e plotë:

Më pas ai do të udhërojë drejt Laçit ku dhe u dorëzojë çelësat e shtëpive banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

09.25 – Ceremonia e pritjes, Aeroporti “Nënë Tereza” – Regji

10.05 – Vizita e Presidentit të Republikës së Turqisë në një prej shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 26 Nëntorit në Laç.  Regji + Foto zyrtare

10.20 – Ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç – Regji

Ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të Republikës së Turqisë

13.00 – Takim midis Presidentit të Turqisë Sh.T.Z. Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Sh.T.Z. Edi Rama. Plane + Foto zyrtare

15.00 – Nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët për shtyp – Regji + gazetarë

 (Vendi: Holli i COD)   Gjuha: Shqip, përkthim simultan shqip-turqisht

16.00 – Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut – Regji

17.00 – Përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin e Shqipërisë – Regji

18.00 – Nisja drejt aeroportit të Rinasit. 

Për shkak të vizitës së presidentit turk Erdogan në Tiranë, policia e shtetit ka marrë masa të rrepta sigurie dhe për pasojë do bllokohen disa akse rrugore në vend. Policia iu bën apel qytetarëve që do të udhëtojnë jashtë vendit të mbërrijnë në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ përpara orareve të kufizimit, përkatësisht përpara orës 08:30 të mëngjesit të 17 Janarit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular