Një 27 vjeçar nga Elbasani është duke luftuar për jetën.
Sipas njoftimit të policisë i riu ka rënë nga kati i dytë i banesës ku banonte.
Ndër të tjera policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në fshatin Kusarth, Elbasan, ku dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i banesës ku banonte, shtetasi Xh. Gj., 27 vjeç.
Sipas informacioneve i riu ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.
“Më datë 17.01.2022, në fshatin Kusarth, Elbasan, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i banesës ku banonte, shtetasi Xh. Gj., 27 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.