BallinaKryesoreFatalitetet në pandemi, eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho: Edhe vdekjet në...

Fatalitetet në pandemi, eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho: Edhe vdekjet në spital janë fshehur

ADA HAZIZOLLI/ Numri i personave që kanë ndërruar jetë përgjatë pandemisë është disa herë më i lartë se shifrat zyrtare.

Kambana ra së fundmi, nga gazeta britanike “The Economist”,sipas së cilës në dy vitet e fundit janë shënuar rreth 15 mijë humbje jete më shumë nëkrahasim me mesataren e 5 viteve të fundit. Por, nga autoritetet shëndetësore janë raportuar vetëm 3269 vdekje me shkak koronavirusin.

Ministria e Shëndetësisë teksa u përpoq të përgënjeshtronte shifrat, zbuloi se janë raportuar vetëm fatalitetet në spitalet COVID.

Kjo do të thotë se pacientët që kanë marrë trajtim mjekësor në banesë e që nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen nuk janë përfshirë në raportimin ditor. Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, thotë se janë fshehur edhe vdekjet në spital, duke akuzuar qeverinë për keqmenaxhim të situatës pandemike.

“Artikulli i gazetës britanike “The Economist” ka nxjerrë në dritë një fakt që prej kohësh është vënënëdijeni nga disa institucione ndërkombëtare, të cilat kanë përcaktuar se numri i vdekjeve në Shqipëri është i lartë dhe aktualisht vlerësohet rreth 20 mijë. Në mënyrë të vazhdueshme qeveria shqiptare i ka fshehur këto vdekjet dhe ka mashtruar qytetarët.

Madje edhe vdekjet në spital janë fshehur, siç edhe është provuar. Pra, ka një mashtrim total nga ana e vdekjeve dhe është fakt që Shqipëria e ka menaxhuar pandeminë në mënyrën më të keqe të mundshme”, thotë Dasho.

RASTET DHE MASAT

Nga ana tjetër, kur u duk se ky dimër do të ishte më i qetë, për shkak të imunitetit natyror por edhe vaksinimit, varianti “Omicron” riktheu sërish pasiguritë e bashkë me tëedhe frikën. Shifrat e infeksionit u rritën ndjeshëm, madje për të parën herë numri i rasteve ditore kaloi shifrën 2 mijë.

Por pavarësisht kësaj, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të mos ndryshojë planin e masave. Por sipas doktorit, ky është një fakt që dëshmon se në Shqipëri është braktisur çdo përpjekje për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik vijojnë të mos marrin asnjë masështesë. Varianti ‘Omicron’ nuk shkakton klinikëtë shprehur, por për shkak të përhapjes së shpejtë, të gjitha vendet europiane kanë aplikuar masa shtesëdhe këtë e kanë bërë ndonëse kanë njëmbulesë vaksinale shumë herë mëtë lartë se Shqipëria.

Por, fakti që nuk ndryshon plani i masave tregon qëështë braktisur çdo përpjekje për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit.Është vetëm ora policore që nuk ka vlerë nëse nuk shoqërohet me masa shtesë. Vaksinimi po ashtu ka peshë, në Shqipëri asnjëherë nuk është rekomanduar vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç, ndërsa në botë rekomandohet vaksinimi i fëmijëve 5 deri në 11 vjeç”, shprehet ndër të tjera eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho.

VAKSINIMI

Lidhur me procesin e vaksinimit doktori liston disa arsye, të cilat kanë minuar besimin e qytetarëve në injektimin e dozave.

“Procesi i vaksinimit ka ecur shumë ngadalë dhe kjo na rëndit në vend të fundit në Europë sa i takon përqindjes së personave të vaksinuar. Sigurisht që kjo është si rezultat i të gjitha gabimeve që ka bërëMinistria e Shëndetësisë.

Së pari, mënyra sesi erdhën dozat e para të vaksinës, në mënyrën më tëpasigurt të mundshme pa deklaruar as origjinën as kushtet e transportit.

Së dyti, fakti që për një kohë shumë të gjatë e vetmja vaksinë në dispozicion ishte ‘Coronavac’, një vaksinë e cila nuk ka certifikim nga EMA (Agjencia Europiane e Barnave) apo FDA (Administratat e Ushqimit dhe Barnave) në SHBA.Gabim tjetër ishte që fushata e vaksinimit përkoi me fushatën elektorale, duke e lidhur me vaksinimin me sukseset imagjinare tëqeverisë, gjë e cila nuk ishte aspak e vërtetë.

Kur filloi fushata masive e vaksinimit, në muajin mars ishin 11 mijë shqiptarë që kishin humbur jetën si pasojë e COVID dhe Shqipëria ishte ndër vendet me vdekshmërinëmëtë lartë në Europë.

Pra, fushata e vaksinimit e pretenduar ishte për t’i hedhur hi sy qytetarëve dhe për të treguar në mënyrë hipokrite që qeveria po kujdesej për shëndetin e tyre. Mbi të gjitha, nuk pati asnjë fushatë për të sqaruar keqkuptimet që për hir të së vërtetës kanë qenë kudo.

Për të gjitha këto arsye,Shqipëria ka përqindjen më të ulët të vaksinimit gjë qëi ekspozon shqiptarët ndaj varianteve të reja të COVID-19 përfshirë edhe ‘Omicron’-in”, thekson Dasho.

Aktualisht, janë rreth 1.2 milionë qytetarë të vaksinuar, ndërsa në muajin nëntor u ul fasha e vaksinimit në plus 16 vjeç, si edhe nisi të aplikohet doza e tretë e vaksinës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular