BallinaKryesoreTë pakënaqur me kushtet, mësuesit e Tiranës gati për protestë, paralajmërojnë ndërprerjen...

Të pakënaqur me kushtet, mësuesit e Tiranës gati për protestë, paralajmërojnë ndërprerjen e mësimit

spot_img
spot_img

BESARTA BASHA/ Mosardhja e regjistrave në shkolla deri në gjysmë të vitit ka qenë “pika që derdhi kupën” e arsimtarëve të Tiranës, që ankohen vazhdimisht për kushtet e mësimit.

Për këtë shkak, ata lajmëruan këtë mesjavë një grevë prej një ore, duke abandonuar orën e parë të mësimit në çdo shkollë, ndërsa pas një jave protestë përpara zyrave të Ministrisë së Arsimit.

“Mësuesit e Tiranës bëhen gati të protestojnë për regjistrat, kushtet minimale të punës, pagat e pamjaftueshme. Javës që vjen (këtë javë) të mërkurën, protestë në çdo shkollë të Tiranës. Të pezullohet ora e parë e mësimit, 45 minuta. Mësuesi qëndron përpara klasës, por nuk zhvillon mësim. E mërkurë, 26 janar, ora 14:30, protestë përpara Zyrës Arsimore, Tiranë”, citohet në njoftimin e sindikatës së pavarur të arsimit shqiptar, dega Tiranë, që fton dhe inkurajon të gjithë mësuesit e kryeqytetit të bashkohen në revoltë.

TËRHEQJA

Me sa duket, kjo rezultoi një lëvizje jo e mirëmenduar nga ana e SPASH-it, Tiranë. Disa orë më vonë, njoftoi vendimin për t’u tërhequr përkohësisht nga protesta.

“Njoftohen të gjithë këshillat sindikale të SPA-së të shkollave të ZVA-së Tiranë se vendimi lidhur me fillimin e aksionit sindikal të njoftuar për datën 19 janar, do të merret në ditët në vazhdim pas mbledhjes së KKAP-së ku do të diskutohen nga përfaqësuesit tanë të aleancës sindikale edhe problemet e ngritura nga SPA-ja dega Tiranë. Takimi me të gjithë kryetarët e SPA-së së shkollave të ZVA-së Tiranë do të realizohet së shpejti(drejtpërdrejtë ose online) për marrjen e një vendimi për vazhdimin e lëvizjes sindikale”.

PROBLEMATIKAT

Nuk janë vetëm regjistrat, pagat e ulëta dhe kushtet e punës ato që mundojnë së shumti mësuesit e kryeqytetit. Janë shumë më tepër së aq.

“Përveç regjistrave që duhet të jenë fizikisht në shkolla, pavarësisht përpjekjeve për regjistrat elektronikë, kemi problematika me transportin e mësuesve, veçanërisht në zyrat e reja arsimore, pagesat e vonuara të mësuesve për shkak të problemeve me fonde, orët suplementare, mësimi plotësues i papaguar, korrigjimin e provimeve të 9- vjeçares e të tjera”, nënvizon zëvendëspresidenti i sindikatës së pavarur të arsimit shqiptar, Isa Hallili.

Të gjithë këto do të adresohen në mbledhjen e të mërkurës të këshillit kombëtar të arsimit, ku veç të tjerash, do t’i kërkohet Ministrisë së Arsimit të dëgjojë sindikatat në një takim të veçantë.

Listës së problematikave i është shtuar së fundmi edhe mbulimi i orëve mësimore për shkak të infektimit të shumë mësuesve me COVID-19. Ndryshe nga viti i kaluar, sivjet nuk është vënë në dispozicion një fond i veçantë për mësimdhënien gjatë pandemisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular