Nga Gasper Pashk Lekgega
Sot Lulzim Basha është politikani përballë të gjithëve. E ka bërë të qartë për çdo qytetar shqiptar që ka ardhur momenti që tranzicionit të 30-viteve t’i jepet fund. Vendosmëria e zotit Basha si një politikan me vizion të qartë i shkolluar në perëndim ka qenë në çdo ditë të aktivitetit të tij politikë në këndvështrimin dhe perceptimin tim të bëjë më të mirën, por duke qenë se ka pasur dualizëm në drejtimin e drejtimit të PD tashmë dhe i konfirmuar, nuk na e ka mundësuar. Aktualisht përgjegjësia e tij duket se është edhe më e madhe kur Shqipëria ndodhet në udhëkryq dhe ka nevojë për lider që të luftojnë hapur korrupsionin, të kenë ide dhe vizion dhe që përmes platformave të qarta të ndryshojnë njëherë e mirë këtë katrahurë në të cilën e ka zhytur politika e Rilindjes që po zbras Shqipërinë dita-ditës.
Kur themi që Basha sot është përballë të gjithëve, kemi parasysh faktin që të gjithë i janë kundërvënë, sepse kryetari i PD de fakto pas 9 shtatorit të vitit 2021 është distancuar publikisht nga politika e përbaltjes, e zollumeve madje dhe kërkuar falje shqiptarëve. Vendosmëria për një politik ndryshe, vjen teksa pas pezullimit të liderit historik të PD Sali Berisha, reagimi i tij jo i natyrshëm, por dhe bashkëpunëtorëve më të afërt këto 30 vite la pa fjalë jo vetëm opinionin publik, por dhe anëtarësinë e PD. Vetëm për moslirimin e karrigeve ata u sulën si të tërbuar mbi PD e vazhdojnë ende që të mos lënë hapësirë apo mundësi për të tjerë ose për t’i promovuar ata që të bëjnë karrierë. Ky zemërim i kaloi caqet më 8 janar. Askush, veçanërisht ne demokratët nuk prisnim një sulm të atillë mbi shtëpinë tonë të përbashkët, mbin shtëpinë e lirisë, Partinë Demokratike.
Siç dhe e ka deklaruar vet z.Basha pezullimi i z.Berisha nga grupi parlamentar PD ishte i pashmangshëm pas kërkesës së prerë të miqve tanë, aleatit më të madh të shtetit shqiptar prej krijimit të tij, SHBA. Masa e marrë nga z.Basha ishte më e pakta në kushtet dhe rrethanat për të ruajtur PD dhe demokratët. Zoti Berisha dhe mbështetesit e tij nuk e pranuan dhe si në kohën e qoftëlargut nisën të flasin në emër të sovranizimit a thua që ky vend, ky shtet, nuk ka nevojë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes ambasadores si dhe zyrtarëve më të lartë në DASH e kanë bërë të qartë jo vetëm mbështetjen për Lulzim Bashën si kryetar të PD, por dhe kanë deklaruar prerazi që kthimi i Berishës në krye të PD është regres, dhe administrata amerikane nuk mund të ketë komunikim me një politikan “Non grada”.
I gjendur përballë këtyre fakteve Lulzim Basha bëri atë që duhej, shpëtoi Partinë Demokratike nga izolimi amerikan. Bëri atë që duhej duke ndjekur busullën properëndimore të kësaj force politike që prej themelimit. Që të jemi të qartë, votuesit e Partisë Demokratike janë properëndimorë dhe proamerikanë. Ishte e tepërt që të futeshin në një konflikt me SHBA teksa kjo po ndodh, ku mllefi nga mbështetësit e z.Berisha në rrjetet sociale ka shpërthyer ndaj ambasadores Yuri Kim apo dhe drejtuesve të tjerë të DASH. Miq, të jeni të sigurt, kjo nuk na çon asgjëkundi. Përplasja me aleatin tonë strategjik, miku më të vyer të shqiptarëve SHBA jo në ofron, por na largon çdo ditë nga pushteti. Ndaj mbështetja që SHBA po i jep Lulzim Bashës, por dhe e shqiptarëve që po rritet dita-ditës, janë për të ardhmen, për një Shqipëri Europiane. Le të jemi të hapur ndaj ndryshimeve, në PD ka vend për të gjithë sidomos për të dhënë kontribut, dhe jo ose unë u rashë e vdiqa! Këto klithma janë veç të mbash peng PD. Apeli im është që të lëmë mënjanë mllefin e momentin, të jemi larg emocioneve të çastit, të bashkohemi, të forcojmë radhët me vlerat më të mira ndër ne për të bërë një PD më të mirë siç thotë Lulzim Basha që rrjedhimisht të kontribuojmë për një shqipëri më të mirë. Çdo harxhim energjie duke iu kundërvënë njëri-tjetrit nuk na shërben. Demokratët dhe shqiptarët e ndershëm po na vëzhgojnë, po na vlerësojmë mbi atë që bëjmë dhe të jeni të sigurt që mbi çfarë do bëjmë keq në dëm të PD dhe Shqipërisë do të na ndëshkojnë.
Lulzim Bashës i kemi besuar me votë më 13 qershor dhe njëherë të na udhëheq drejt fitores. Duhet t’i japim mbështetjen maksimale për t’i kërkuar llogari nesër dhe as duhet të na shkojë ndër mend ta sabotojmë, sepse nuk bëjmë gjë tjetër veçse dëmtojmë veten, nuk largojmë nga pushtetit këtë klikë të korruptuar dhe kriminale në pushtet.
Përpara të bashkuar drejt së ardhmes, brezat do na jenë mirënjohës!