BallinaAktualitet“E paç haram Sali Berisha”/ Tropojania thirrje ish-kryeministrit: Mblidh burracakët që i...

“E paç haram Sali Berisha”/ Tropojania thirrje ish-kryeministrit: Mblidh burracakët që i ke vënë në sulm kundër meje

Një nga aktivistet e Lëvizjes Demokratike të Gruas në radhët e Partisë Demokratike gjatë takimit me kryedemokratin Basha i ka bërë thirrje Berishës që të mbledhë njerëzit që ai ka lëshuar në sulm ndaj saj. 
Në fjalën e saj, tropojonia ka theksuar se ajo e ka mbështetur Berishën së bashku me bashkëshortin e saj por tashmë ka ndryshuar gjithçka. Ajo u shpreh gjithashtu se nuk mund të bëhet hipokrite dhe të dalë në mbrojtje të kauzës së tij për të hequr ‘nongratan’ amerikane.

Sali Berishës i bëj thirrje: Mblidh burracakët që i ke vënë në sulm kundër meje, se unë nuk mund të quhem hipokrite dhe të mbështes “non gratat” e tua. Dhe Sali Berisha e njeh shumë mirë dhe e di shumë mirë që ka pasur një mbështetje të pakushtëzuar nga familja ime, edhe nga unë, edhe nga bashkëshorti im. Por i’a them që këtu: E paç haram Sali Berisha! Jam krenare që kam qëndruar e fortë dhe do qëndroj çdo ditë për të ardhmen”, u shpreh aktivistja e LDGSH-së, në takimin me Bashën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular