BallinaPolitikeKontrasti me video, Endri Hasa percjell mesazhin e banoreve tek 5 Maji:...

Kontrasti me video, Endri Hasa percjell mesazhin e banoreve tek 5 Maji: Nuk do te jeni te perjetshem ne karrige!

Ish-deputeti dhe njëherësh Koordinatori Kombëtar për Teknologjinë e Komunikimit dhe Digjitalizimin në Partinë Demokratike Endri Hasa ka reaguar mbi prishjen e shtëpive të banorëve të ‘5 majit’.

Përmes një videoje ku paraqitet kryeministri Rama me pyteësorin e ri në dorë dhe banorët e 5 majit të revoltuar për shembjet e banesave të tyre, Hasa shkruan se forca e pushtetit përdoret për të poshtëruar dhe fyer dinjitetin e qytetarëve të ndershëm të këtij vendi. Ndërsa shton duke cituar edhe fjalët e një prej banorëve “Edi Rama dhe Erion Veliaj mos e harroni paralajmërimin e atij banori që po i prishej banesa: “Nuk do të jeni të përjetshëm në karriget tuaja! Askush nuk do t’i harrojë këto që po bëni! Askush”

Postimi i plotë:

Në mungesë të ndjeshmërisë dhe dhembshurisë njerëzore për qindra familje që prej disa muajsh apelojnë për të gjetur një dakordësi për banesat e tyre, IKMT-ja e qeverisë dhe Policia Bashkiake e Tiranës mësyn në pronat private të banorëve të 5 majit!  Nuk ka fjalë të përshkruash dhunën, terrorin dhe sjelljen çnjerëzore ndaj kryefamiljarëve, nënave dhe fëmijëve. Forca e pushtetit përdoret edhe njëherë për të poshtëruar dhe fyer dinjitetin njerëzor të qytetarëve të ndershëm të këtij vendi. Edi Rama dhe Erion Veliaj mos e harroni paralajmërimin e atij banori që po i prishej banesa: “Nuk do të jeni të përjetshëm në karriget tuaja! Askush nuk do t’i harrojë këto që po bëni! Askush”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular