BallinaIntervistaAurela Basha rrëfen për lidhjen e saj shumë të ngushtë me të...

Aurela Basha rrëfen për lidhjen e saj shumë të ngushtë me të atin dhe ngjashmëritë me burrin: Kam ngelur ‘goca e babit’! Edhe Luli kështu i flet vajzave

spot_img
spot_img

Aurela Basha, bashkëshortja e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha njoftoi ditën e sotme se babai i saj, Xhafer Isufi ka ndërruar jetë.

Aurela në një intervistë të veçantë të dhëne për Revistën Psikologjia, ka rrëfyer lidhjen e fortë që ka patur me babain e saj.

Ajo nuk nguron ta quaj veten si ‘goca e babit’, ndërkohë që shton se të atin e takonte çdo ditë dhe me të bisedonte për çdo gjë.

Madje, Aurela Basha thekson se edhe vajzat e saj kanë një lidhje të veçantë me Lulzim Bashën, madje shton se kreu i PD i ngjante shumë në këtë drejtim me babain e saj. “Me babin unë kam qenë dhe jam shumë e lidhur. Kur isha e vogël më dukej se babi im dinte gjithçka dhe ishte më i miri, dhe ashtu mendoj akoma. Me babin takohem dhe flas çdo ditë, ndaj në këtë drejtim mbase kam ngelur “goca e babit”. Në fakt, edhe Luli kështu i flet Dafinës “goca e babit” dhe si prindër, im atë dhe im shoq, ngjajnë shumë me njëri-tjetrin”, thekson Aurela Basha.

PJESE NGA INTERVISTA DHENE REVISTES PSIKOLOGJIA

Pse keni zgjedhur të jeni Aurela Basha? Pse nuk preferuat të vazhdonit të identifikoheshit me mbiemrin e babait?A ishte kjo një kërkesë e burrit tuaj qoftë edhe e shprehur në mënyrë joverbale?
Jo, zgjedhja ka qenë e imja. Mbase në këtë drejtim jam tradicionale. Unë mendoj që nëse një çift do të ketë fëmijë, ambienti më i mirë për t’i rritur ata është familja, ku prindërit janë të martuar me njëri-tjetrin dhe ku të gjithë kanë një mbiemër. Nuk mund ta imagjinoj që të mos kem të njëjtin mbiemër me fëmijët e mi.
Çfarë u thoni grave që preferojnë të identifikohen edhe pas martese me mbiemrin e babait?
Është totalisht e drejta e tyre, është një zgjedhje shumë personale, sa kohë që të dy bien dakord për këtë gjë. Në fund të fundit, familjen e mban bashkë dashuria dhe jo mbiemri. Dhe për ne të dy familja është një lidhje e thellë, ku dashuria, mirëkuptimi dhe besnikëria tradicionale ka një kuptim të përhershëm, një kuptim që për ne mbetet gjithmonë në modë.
Keni marrë mbiemrin e burrit, keni bërë një dasmë tradicionale, me vello… dhe vetë thoni se jeni një grua tradicionale. Deri në ç’pikë shkon tradicionalizmi në marrëdhënien në çift?
Jemi një çift tradicional. Në fakt, kemi udhëtuar dhe kemi jetuar jashtë Shqipërisë për mjaft kohë. Dhe kemi parë se zgjedhja “tradicionale“ nuk vjetërohet kurrë. Duket e thjeshtë, por nuk është edhe aq. Duket një “déja vu“, por është plot surpriza dhe është një zbulim i këndshëm në marrëdhëniet midis nesh, një zbulim që nuk shteron.
Doni të thoni se ka një mospërputhje mes tradicionalizmit tipik shqiptar dhe mendësisë tipike holandeze që ju e njihni mjaft mirë (mentalitetit perëndimor në përgjithësi) dhe e përqafoni, mesa kam vënë re?
Aspak. Ndonëse duken krejt ndryshe, shoqëria perëndimore është shumë e ngjashme me tonën. Familja edhe aty është e shenjtë dhe koncepti i familjes tradicionale është i njëjtë me atë që ne e quajmë “familje e shëndoshë” – ku prindërit janë të martuar dhe i rritin fëmijët së bashku duke i edukuar me moralin dhe vlerat e përçuara ndër breza. Kjo s’do të thotë që nuk ka edhe versione të tjera të familjes.
Gjithsesi, edhe në Holandë, familja dhe ruajtja e saj përbën ende një nga temat më të nxehta të polemikave në shoqëri, politikë dhe në mediaturet: atëherë, ju pse e deshët Lulzim Bashën?Ç’ju tërhoqi drejt tij veç pamjes që me siguri s’mund ta lërë shpërfillëse një grua? Fundja, mund t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje duke u nisur nga sot?
Është shumë e vështirë t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Lulin unë e kam dashur shumë në fillim si shok dhe si i tillë ai është i pazëvendësueshëm. Më pas, ai u bë burri më i rëndësishëm në jetën time, burri me të cilin unë ndërtova familjen dhe babai i fëmijëve të mi. Edhe sikur të mund ta ktheja kohën mbrapsht, zgjedhja ime nuk do të ndryshonte. Pikërisht sepse e kam njohur së pari si njeri, si shok, si mik. Prandaj dhe në marrëdhënien tonë nuk ka pasur zhgënjime.
“Nuk zgjidhemi rastësisht në dashuri”, thonë psikologët. Një nga shpjegimet e kësaj zgjedhjeje ka të bëjë me kompleksin e Edipit. Shumëkush e kundërshton. Madje ka nga ata që në mënyrë të ndërgjegjshme duan t’i ikin modelit të babait. Për ju, kompleksi i Edipit funksionon? Nëse po: ç’tipare të përbashkëta fizike, por edhe të karakterit apo mënyrës së komunikimit, gjeni mes babait dhe burrit tuaj?
Me babin unë kam qenë dhe jam shumë e lidhur. Kur isha e vogël më dukej se babi im dinte gjithçka dhe ishte më i miri, dhe ashtu mendoj akoma. Me babin takohem dhe flas çdo ditë, ndaj në këtë drejtim mbase kam ngelur “goca e babit”. Në fakt, edhe Luli kështu i flet Dafinës “goca e babit” dhe si prindër, im atë dhe im shoq, ngjajnë shumë me njëri-tjetrin./ Revista Psikologjia

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular