BallinaKryesoreZgjedhjet e pjesshme vendore më 6 mars, a i ka gati kandidatët...

Zgjedhjet e pjesshme vendore më 6 mars, a i ka gati kandidatët PD? Tabaku: Ja kur do shpallen. Do bëjmë aleancë të jashtëzakonshme me…

Nënkryetarja Jorida Tabaku ka deklaruar se PD do i shpallë brenda afatit kandidatët për kryetar në 6 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 mars.

Sipas Tabakut, PD “është e angazhuar që në këtë proces të krijojë një aleancë të jashtëzakonshme dhe të gjerë me të gjithë partitë aleate të koalicionit opozitar së pari dhe së dyti një aleancë me qytetarët”.

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku:

“Zgjedhjet lokale të 6 marsit që ka dekretuar Presidenti tregojnë faktin që ne e kemi thënë të degradimit të pushtetit të Edi Ramës të lidhjes së krimit të pushtetit të Edi Ramës. Edhe në zgjedhje të pakontestuara pa kundërshtar si ato të 2019 Rama kërkonte të bënte aleancë me krimin.

Arritëm që në 61 bashkëi, 6 janë persona o me rekorde kriminale o të larguar. Ne nga informacioent që kemi janë dhe të tjerë.

Jam e sigurt që PD në këto zgjedhje do prezantohet me kandidatët më të mirë të mundshëm më përfaqësues të mundshëm me integritetin më të lartë, krahas kandidaturave kriminale që kishte qeveria që sot janë larguar e kanë lënë 6 vende bosh, pjesa më e madhe sot duhe të ishin bosh.

Kandidatët do shpallen shumë shpejt e brenda afatit të përcaktuar nga KQZ.

PD është e angazhuar që në këtë proces të krijojë një aleancë të jashtëzakonshme dhe të gjerë me të gjithë partitë aleate të koalicionit opozitar së pari dhe së dyti një aleancë me qytetarët”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular