BallinaKronikeE kishte marrë me qira, i shkrumbohet apartamenti qytetares në Tiranë, ja...

E kishte marrë me qira, i shkrumbohet apartamenti qytetares në Tiranë, ja ç’thotë policia

Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit në apartamentin e një qytetareje në Tiranë.

Policia njofton se nga shtetasja e identifikuar me inicialet E. D. e kishte marrë këtë banesë me qira, teksa në të janë shënuar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e plota të zjarrit, nga ana tjetër policia vijon hetimet.

Informacion paraprak

Me datë 20.01.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, te Fresku, ka rënë zjarr në katin e katër të një pallati, në banesën e marrë me qira nga shtetasja E. D., ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular