BallinaOP EDMeraku dhe zhgënjimi i Vasil Rucit me Sali Berishën

Meraku dhe zhgënjimi i Vasil Rucit me Sali Berishën

Nga Nebil Çika

Në vitin 2000 isha në Vlorë i angazhuar me organizimin e vizitës që Berisha për herë të parë pas 1997.
Një situatë shumë e vështirë për shkak të presionit dhe agresivitetit të madh me të gjitha mjetet të qeverise dhe partisë në pushtet, policisë, shebimit sekret , administratës, bashkisë, medieve në dispozicion të tyre, bandave kriminale etje. E mbështetëm punën tonë kryesisht tek qytetarët e thjeshtë, të përndjekurit politikë, familjet e mëdha vlonjate dhe sidomos tek personalitetet qytetare të Vlorës . Nga mbështetësit tanë më të mëdhenj ishin ish futobolistët e famshëm të Flamurtarit dhe Kombëtares të viteve 1980 -1990 Kreshnik Çipi, vasil Ruci, Rrapo Taho etje. Ajo që kërkonin nga Berisha nuk ishim privilegjet por drejtësia.
Vasil Rucit i ishte bërë si fiksim, pothuaj çdo ditë më pyeste : Çfarë do t’iu bëjë Berisha këtyre drejtuesve të “revolucionit evgjito-fshatar” ,( kështu e quanin rrebelimin komunist të 1997 ), se na shkatërruan jetën
. I përgjigjesh, i bindur, se do të vihej në vend drejtësia .
Mirëpo kur Berisha erdhi në pushtet në 2005 jo vetëm që nuk u vu në vend drejtësia e kërkuar por drejtuesit e revolucionit u bënë ministra e zyrtarë e bashkëqeverisën me të.
Kjo situatë më vuri personalisht në siklet të madh sa herë takohesha me ta më vonë. Nuk është se me thoshin gjë por mua më rrihnin si çekan në kokë ato biseda në vitin 2000 dhe ndjehesha i turpëruar për fjalën e dhënë në mirëbesim por të pa mbajtur… sigurisht jo nga un.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular