BallinaKronikeE mbuluar me gjethe dhe gjysmë e zhveshur/Si komshiu mbyti 64 vjeçaren...

E mbuluar me gjethe dhe gjysmë e zhveshur/Si komshiu mbyti 64 vjeçaren në Kuçovë, shkak…

Gruaja e cila u gjet e vdekur në një kanal mbrëmjen e djeshme është vrarë. Këto janë dyshimet e policisë e cila ka arestuar një 58 vjeçar.

Gruaja e vdekur,e cila u gjet e hedhur në një kanal, gjysëm e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe e rrozga dhe dyshohet se është vrarë nga një komshi i saj, banor i fshatit Kozare.

“Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. M., 58 vjeç, banues në fshatin Havaleas, Kuçovë, i cili dyshohet se për motive të dobëta, e ka mbytur dhe e ka lënë në një kanal shtetasen F.S., 64 vjeçe, banuese në fshatin Havaleas, Kuçovë” informon policia.

Viktima Fatime Suli u transportuar gjatë natës drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat,ku pas kryerjes së  autopsisë mjeko-ligjore,rezultoi se shkaku i vdekjes së 63-vjeçares ishte asfiksimi nga mbytja me duar.

Konfirmimi i vrasjes së gruas vuri në lëvizje policinë e Beratit,për të identifikuar dhe arrestuar autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Pas pyetjes së dëshmitarëve në vendngjarje si dhe vëzhgimit të disa kamerave në bizneset përreth,u bë i mundur arrestimi i autorit të vrasjes,58-vjeçarit Fetah Marra,që rezulton të jetë komshiu i viktimës.

I arrestuari është duke dhënë dëshminë e tij në polici,ndërkohë që burime të brendshme policore konfirmojnë se vrasja ka ndodhur pas një konflikti për disa para borxh,që komshiu i kishte familjes së gruas.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular