Një shpërthim raportohet të ketë ndodhur në një lokal në Fushë-Krujë. Paraprakisht mësohet se ka vetëm dëme materiale.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi. Sakaq, grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë.