BallinaKronikeRezulton i zhdukur prej 7 vitesh/ Shpërthim me eksploziv në banesën e...

Rezulton i zhdukur prej 7 vitesh/ Shpërthim me eksploziv në banesën e vëllait të Enver Stafukës

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur sot rreth orës 22:05 në derën e banesës së Naim Stafukës, vëllai i Enver Stafukës, i cili rezulton i zhdukur që prej vitit 2015. 

Korrespondeti i “Panorama.al” raporton se lënda plasëse është vendosur në derën e shkallëve të objektit trekatësh, ku ka disa biznese dhe në katin e tretë banon Naim Stafuka me familjen.

Enver Stafuka është rrëmbyer në shkurt 2015. Ai është akuzuar se vodhi makinën ku udhëtuan vrasësit e komisar Dritan Lamajt.

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:05, në Fushë Krujë, në derën e dyqanit të shtetasit N.S, është vendosur një sasi lënde plasëse, ku nga shpërthimi ka vetëm dëmtim të derës së dyqanit.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe vijon punën për verifikimin e rrethanave të ngjarjes dhe zbulimin e autorëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular