Partia Socialiste e Dibrës ka propozuar gjashtë kandidatë për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme vendore.
Në asamblenë e PS-së të zhvilluar ditën e sotme, janë propozuar emrat e Agron Cerrit, kryetari i PS-së për Dibrën, Alma Selamit, mësuese në këtë qytet, Agron Carës, drejtor në bashki dhe kryetar i PS NJA Peshkopi, Arben Keshit, ish-kandidat për deputet, Shkëlqim Murrës, kryetari aktual i Bashkisë Dibër dhe Sokol Sava, kryetar i Këshillit Bashkiak Dibër.
Emrat e propozuar do t’i dërgohen Kryesisë së PSSH-së për miratim.
Burime pranë strukturave të PS-së Dibër bëjnë me dije se kryesia ka të drejtë të shqyrtojë dhe miratojë si kandidat të mundshëm edhe persona të tjerë.
Në Bashkinë Dibër do të mbahen zgjedhjet e parakohshme pasi ish kryetari Dionis Imeri kandidoi për deputet, por nuk fitoi.