BallinaKryesore“Nuk kemi ardhur për të shpifur”/ Basha nga takimi në Durrës: Mbështetësit...

“Nuk kemi ardhur për të shpifur”/ Basha nga takimi në Durrës: Mbështetësit e Berishës, një pakicë që bëhet më e vogël! Kaloi vijën e kuqe më 8 janar

Kryedemokrati Lulzim Basha shprehet se ish-kryeministri Sali Berisha e ka kaluar vijën e kuqe në marrëdhënien me demokratët pas protestës së 8 janarit.

Sipas Bashës, mbështetësit e Berishës po pakësohen nga dita në ditë.

“Ne nuk kemi ardhur për të sharë asnjë demokrat të vetëm. Nuk kemi ardhur për të shpifur ndaj asnjë shqiptari e jo më ndaj anëtarëve të familjes tonë politike. Nuk kemi ardhur të gënjejmë. Mbi të gjitha nuk kemi ardhur për veten tonë. Të gjithë kemi ardhur për Partinë Demokratike se kështu kemi ardhur për Durrësin dhe Shquipërinë. Kemi ardhur për PD-në në një moment të veçantë kur një pakicë e vogël, mblidhet pikërisht për shkak të të kundërta, mblidhen për të shpifur dhe gënjyer për të linçuar demokratët e sakrificës. Intelektualë të Durrësit që për dy dekada nuk u kujtua Partia Demokratike.

Për të kthyer të rinjtë pasi mendojnë ndryshe nga hijet e të shkuarës. Për t’i vërsulur nënave me fëmijë. Ata janë një pakicë sepse nuk i bashkon asnjë ideal dhe asnjë kauzë, por halli personal i një njeriu të vetëm. Premntoi në mes të verës se nuk do e merrte peng partinë për hallet personale. Shpallja non-grata nga SHBA ishte me të vërtetë një shok për ne. Por duke e parë se si sillet përditë me demokratët, dhe si kaloi vijën e kuqe në 8 janar, donte t’i çonte demokratët në vëlla vrasje” – tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular