BallinaKronikeAutorët u futën me buqetë me lule/ E vranë shqiptarin me “bukë...

Autorët u futën me buqetë me lule/ E vranë shqiptarin me “bukë në gojë”, kush është 26-vjeçarja që u plagos

spot_img
spot_img

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rëndë mbrëmjen e djeshme në Ekuador, ku mbeti i vrarë një i ri shqiptar.

34-vjeçari nga Durrësi, Ergys Dasho, ishte duke darkuar në një prej restoranteve më të famshëm të qytetit të Guajakil

Në atë moment dy persona futen në restorant, me buqetë me lule në duar, njëri prej tyre nxjerr armën dhe ekzekuton me 20 plumba shqiptarin.

Nga plumbat mbeti e plagosur edhe një 26-vjeçare e identifikuar si Angie Romero. Ajo nuk kishte lidhje me atentatin, por ndodhej në tavolinën ngjitur ku ndodhej Dasho.

Autorët u larguan menjëherë nga vendngjarja ndërkohë restoranti u mbush me forca policore.

Autoritetet raportojnë se Dasho ishte i përzier në  trafikun e drogës, dhe ky mendohet të jetë dhe shkaku i vdekjes së tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular