BallinaKronikeDisa plumba në kafkë/ Si u vra barbarisht i riu nga Durrësi...

Disa plumba në kafkë/ Si u vra barbarisht i riu nga Durrësi në restorantin e famshëm në Ekuador

Ergys Dashi, nga qyteti i Durrësit, është me sa duket viktima më e fundit e pazareve të drogës.

Ai u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në një restorant të famshëm në shtetin latin të Ekuadorit

Siç raportojnë mediat vendase, Dashi ndodhej prej disa kohësh në qytetin e Guajakil dhe ishte i përfshirë në trafik droge.

Sipas dëshmive, autori u fut brenda restorantit “Grilling” ku ishte ulur 34-vjeçari shqiptar dhe i zbrazi atij karikatorin.

Në vendin e ngjarjes, autoritetet latine gjetën 20 gëzhoja. Në fillim ishte e vështirë të identifikohej viktima për shkak se disa prej plumbave e kapën në kafkë.

Pas  dërgimit në Laboratorin e Kriminalistikës, u zbulua se ishte Ergys Dashi nga Shqipëria.

Po ashtu në vendngjarje u plagos edhe një 26-vjeçare e identifikuar si Angie Romero. Ajo ishte ulur në një tavolinë pranë tavolinës së shqiptarit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular