BallinaKronikeFOTO/I shtrirë në tokë e i gjakosur, dalin FOTOT e Ergys Dashos...

FOTO/I shtrirë në tokë e i gjakosur, dalin FOTOT e Ergys Dashos të vrarë në Ekuador

Mediat ekuadoriane kanë publikuar pamjet e Ergys Dashos, shqiptarit të ekzekutuar me breshëri automatiku në Ekuador

34-vjeçari nga Durrësi, Ergys Dasho, ishte duke darkuar në një prej restoranteve më të famshëm të qytetit të Guajakil.

Në atë moment dy persona futen në restorant, me buqetë me lule në duar, njëri prej tyre nxjerr armën dhe ekzekuton me 20 plumba shqiptarin.

Nga plumbat mbeti e plagosur edhe një 26-vjeçare e identifikuar si Angie Romero. Ajo nuk kishte lidhje me atentatin, por ndodhej në tavolinën ngjitur ku ndodhej Dasho.

Autorët u larguan menjëherë nga vendngjarja ndërkohë restoranti u mbush me forca policore.

Autoritetet raportojnë se Dasho ishte i përzier në  trafikun e drogës, dhe ky mendohet të jetë dhe shkaku i vdekjes së tij.

PAMJE TË RËNDA/ I shtrirë në tokë e i gjakosur, dalin

PAMJE TË RËNDA/ I shtrirë në tokë e i gjakosur, dalin

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular