BallinaKronikeDy persona marrin peng një 20-vjeçar, dyshonin se u vodhi banesën. Ja...

Dy persona marrin peng një 20-vjeçar, dyshonin se u vodhi banesën. Ja çfarë thotë policia

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, të cilët kanë marrë peng në një magazinë një 20-vjeçar.

Sipas policisë, dy personat 35 dhe 33 vjeç dyshonin se i riu kishte vjedhur një banesë.

Ata akuzohen për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Vetëgjyqësia” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. H., 35 vjeç dhe E. H., 33 vjeç, për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Vetëgjyqësia” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në magazinën e shtetasit Xh. K., 58 vjeç, kanë kanosur dhe goditur me grushte shtetasin R. F., 20 vjeç, pasi dyshonin se shtetasi R. F. ka vjedhur në banesën e shtetasit Xh. K.”, thuhet në njoftimin e policisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular