Prej 9 ditësh, 80-vjeçari me inicialet S. Xh., nuk është kthyer në shtëpi, prandaj familjarët kanë ngritur alarmin dhe kanë bërë denoncim në Polici.
80-vjeçari i cili vuan nga skleroza është larguar nga shtëpia që me datë 15.01.2022 dhe nuk është kthyer më, për këtë arsye djali i tij ka bërë denocnimin në polici si edhe u ka vënë në dispizicion edhe një foto për të bërë identifikimin.
I moshuari është i gjatë 165 cm dhe në momentin që ka dalë nga shtëpia ka pasur veshur xhup të zi, pantallona të zeza dhe atlete të zeza.
Për të gjithë që kanë një infomacion mbi vendodhjen e 80-vjeçarin, Policia u bën thirrje qytetarëve q ëtë telefonojnë nr 112 ose në nr 0694110216.
“Nga shërbimet e Postës së Policisë Shupenzë, është bërë shpallja në kërkim policor e shtetasit S. Xh., 80 vjeç, banues në Shupenzë, pasi djali i tij shtetasi J. Xh., ka deklaruar se babai i tij është larguar nga banesa që me datë 15.01.2022, dhe nuk është kthyer më. Sipas shtetasit J. Xh., babai i tij vuan nga skleroza.
Shërbimet e policisë vijojnë kontrollet për gjetjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.
Në rast se dikush ka informacion për shtetasin e lartëpërmendur telefononi në nr 112 ose në nr 0694110216“, njofton Policia.