BallinaKronikePse u hoq qafe Bledar Muça? Klodiana Lala zbulon të pathënat e...

Pse u hoq qafe Bledar Muça? Klodiana Lala zbulon të pathënat e mikut të Çapjave: Ishte si një CD, nëse fliste apo dorëzonte diku pamjet që dispononte…

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga vrasja e Bledar Muçës në Antwerp të Belgjikës mbrëmjen e të shtunës.

Përmes një interviste të dhënë për emisionin “Pikat mbi i”, Lala thekson se Muça mund të jetë ekzekutuar për të dobësuar Çapjat, pasi ai ishte një nga personat më të besuar të tyre.

Gjithashtu gazetarja shton se një arsye tjetër pse është vendosur në objektiv Bledar Muça është pasi ai disponon të gjitha pamjet filmike të atentateve ndaj Ardjan Çapjës, si dhe të masakrës së 3 shkurtit, të cilat mund të dëmtojnë grupin rival nëse do të dorëzoheshin diku, apo nëse ai vendoste të fliste.

Lala e cilëson Bledar Muçën si një CD, ku Çapjat ruanin të gjitha materialet për kundërshtarët e tyre.

“Nuk di të them ku e ka familjen. Është qëlluar me të njëjtën skemë siç është vrarë Arjan Spahiu në Molonbek të Belgjikës. Persona janë afruar në krahun që ai ishte si shofer, dhe e kanë qëlluar me breshëri armësh. Bledar Muça i ka shpëtuar një herë atentatit në vitin 2016. Fakti që ishte larguar, tregon se kur preken krerët e grupeve kriminale ushtarët ndihen të frikësuar. Bledar Muça ishte personi më i besuar i Çapjave për momentin që ne flasim dhe ka shumë dritëhije si personazh.

Por ka një specifikë tjetër që askush nuk e thotë, Bledar Muça, kishte të gjitha materialet që Ardian dhe Florenc Çapja kanë dhe disponojnë për kundërshtarët e tyre. Ai ishte një CD që kishte pamjet e masakrës së 3 shkurtit, kishte pamjet filmike të atentateve të ndryshme ndaj Ardjan Çapjas. Ishte njeriu që vinte në risk grupin kundërshtar nëse fliste apo nëse i dërgonte diku.

Hakmarrja ndaj tij është për të dobësuar Çapjat, por edhe pse dinte shumë për grupin kriminal kundërshtar”, tha Lala.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular