BallinaAktualitet“Gjendja është shumë e rëndë”/ Presidenti reagon pas raportit të Transparency International...

“Gjendja është shumë e rëndë”/ Presidenti reagon pas raportit të Transparency International mbi korrupsionin në Shqipëri:

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas raportit të Transparency International, ku Shqipëria ka humbur pikë në indeksin e korrupsionit. Sipas Kreut të Shtetit këto të dhëna tregojnë se gjendja është shumë e rëndë dhe kërkon reflektim të menjëhershëm, efektiv dhe të përgjegjshëm!

Me anë të një postimi në Facebook, Presidenti shkruan se raporti tregon paralajmërimet që Kreu i Shtetit ka bërë sa i përket nivelit të ulët të demokracisë apo edhe abuzimeve me fondet publike.

Ndërsa shtetet e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës kanë shënuar progres të ndjeshëm në lufën kundër korrupsionit, thotë Meta- vendi ynë ka vazhduar përkeqësimin.

“Në raportin e përvitshëm të Organizatës prestigjoze Transparency International, për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në botë, Shqipëria ka pasur një rënie prej një pike në krahasim me vitin e kaluar, nga 36 në 35 pikë.

Këto të dhëna, për fat të keq, përputhen plotësisht me bindjen dhe perceptimin e përgjithshëm të qytetarëve, por edhe me paralajmërimet që kam bërë prej kohësh sa i përket nivelit të ulët të demokracisë në vend, mungesës së respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut, shfrytëzimit të pandemisë për të forcuar autoritarizmin, mungesën e llogaridhënies në të gjitha nivelet, abuzimet me fondet publike nëpërmjet koncensioneve, PPP-ve dhe inceneratorëve, situatë e rëndë që vijon të vrasë shpresën dhe të detyrojë gjithmonë e më shumë shqiptarë të largohen nga vendi, për ta ndërtuar jashtë Shqipërisë të ardhmen e tyre.

Gjendja është shumë e rëndë dhe kërkon reflektim të menjëhershëm, efektiv dhe të përgjegjshëm!”, shkruan Presidenti Meta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular