BallinaAktualitetBanorët e “5 Majit” e të Laprakës sërish në protestë: Do bllokojmë...

Banorët e “5 Majit” e të Laprakës sërish në protestë: Do bllokojmë rrugët deri në zgjidhje të kërkesave tona

Banorët e zonës së “5 Majit” dhe ata të Laprakës kanë dalë sërish në protestë pasditen e së hënës. Ata janë mbledhur në zonën e “Medresesë” në Tiranë ndërsa janë përplasur edhe me forcat e policisë që sipas tyre nuk kishin marrë masa edhe pse ishin njoftuar për protestën.

Një prej tyre është shprehur se policia po shkakton incidente dhe aksidente duke mos siguruar rendin pasi “protesta nuk mund të bëhet në trotuar”.

“U kemi thënë që do ta bllokojmë rrugën. Po shkaktojnë incidente vetë. Do ta bllokojmë rrugën deri në zgjidhje të kërkesave tona.”

Banorët shprehen se protestat do të vijojnë dhe do të bëhen edhe më masive. Siç u shprehën edhe vetë, në vijim do t’u bashkohen edhe banorë nga Paskuqani, zona e Kinostudios dhe Kombinatit. Ata i bënë thirrje kryeministrit Edi Rama që “të ulet me popullin dhe të zbatojë ligjet.” /abcnews.al/

Protestat, banorët e “5 Majit” i kanë nisur pas shembjes së 7 banesave në këtë zonë më 19 janar. Në total, nga projekti i Rindërtimit pritet të preken 430 banesa. Banorët kërkojnë që bëhet një dëgjesë publike gjatë së cilës t’u tregohet me saktësi sesi do të dëmshpërblehen dhe se kur do t’u jepen në dorë çelësat e shtëpisë së re. /abcnews.al/

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular