BallinaAktualitetQeveria greke merr vendimin, mjekët që nuk vaksinohen deri më 31 mars...

Qeveria greke merr vendimin, mjekët që nuk vaksinohen deri më 31 mars do të pushohen nga puna

Të gjithë punonjësit shëndetësorë që nuk do të jenë të vaksinuar kundër koronavirusit deri më 31 mars, do të pushohen nga puna.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Shëndetësisë ne Greqi, Thanos Plevris, raporton Protothema.

“Qëndrimi i ministrit të Shëndetësisë dhe sugjerimi i tij që ata mjekë që nuk janë të vaksinuar, nga data 31 mars e në vazhdim jo vetëm që do të pezullohen nga puna, por nuk do të mund të ofrojnë shërbimet e tyre në asnjë shërbim të sistemit shëndetësor grek” , shpjegoi Thanos Plevris, duke folur për SKAI-n.

Lidhur me lehtësimin e masave kufizuese, që është në fuqi nga 31 janari, ministri i Shëndetësisë tha:

“Sëmundja që shkakton Omicron ka karakteristika të tjera nga Delta, ekziston një perceptim i përbashkët se çfarëdo mase që të marresh, është mjaft e vështirë të ndalosh transmetimin e infektimit. Masat që janë aktualisht në Greqi janë mjaft të buta. Qëllimi ynë është që vazhdimisht të lehtësojmë masat dhe të ruajmë ato që janë absolutisht të nevojshme”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular