BallinaAktualitetRriten sërish vdekjet nga COVID, MSH publikon shifrat: ja sa qytetarë janë...

Rriten sërish vdekjet nga COVID, MSH publikon shifrat: ja sa qytetarë janë infektuar ne 24 orë

Nëntë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në vendin tonë, dy më shumë se një ditë më parë. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit nga 7554 testime kanë rezultuar pozitivë 1164 persona.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

“Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.

Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet ne njoftim.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 7,554 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,164 qytetarë, në këto bashki:

529 në Tiranë, 64 në Vlorë, 52 në Shkodër, 46 në Durrës, Fier, 44 në Krujë, 33 në Gjirkastër, 32 në Lushnje, Berat, 22 në Sarandë, Elbasan,15 në Lezhë, 11 në Kamëz, Korçë, Skrapar, 10 në Patos, Devoll, Dimal, Kuçovë, Gramsh, 8 në Malësi e Madhe, Kurbin,Vorë, Divjakë, Tepelenë, Peqin, 7 në Kukës, Kavajë, 6 në Vau i Dejës, 5 në Selenicë, Kolonjë, Cërrik, 4 në Mirditë, Shijak, Mat, Mallakastër, Delvinë, Pogradec, Librazhd, 3 në Fushë -Arrëz, Tropojë, Himarë, Memaliaj, Poliçan, Belsh, 2 në Has, Rroskovec, Libohovë, Përmet, Këlcyrë, Maliq, Prrenjas, 1 Dibër.

Janë 17,236 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka nëntë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar nga Puka 49 vjeç, tre qytetarë nga Fieri 58-85 vjeç, tre qytetarë nga Tirana 61-79 vjeç, një qytetar nga Durrësi 73 vjeç, një qytetar nga Berati 80 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 1,987 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 240,642 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (02 Shkurt  2022)

 

Raste të reja ditore          1,164

Të shëruar në 24 orë       1,987

Të shtruar në spitale       128

Humbje jete në 24 orë    9

Testime ditore                7,554

 

Testime totale                 1,678,905

Raste pozitive                 261,240

Raste të shëruara            240,642

Raste Aktive                   17,236

Humbje jete                     3,362

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             7,702

Fier                 1,705

Shkodër          1,598

Vlorë              1,320

Elbasan           1,040

Gjirokastër       886

Berat                733

Lezhë               653

Korçë               648

Durrës              509

Kukës               313

Dibër                129

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular