BallinaKryesore“Orgazma sipas kërkesës”/ Ja se si çipi i Elon Musk mund të...

“Orgazma sipas kërkesës”/ Ja se si çipi i Elon Musk mund të revolucionarizojë jetën seksuale të njerëzve

Pajisja “Neuralink” e prezantuar nga multimiliarderi Elon Musk, mund të implementohet në trurin e njerëzve dhe të kryejë disa funksione vetëm me “forcën” e mendimit. Madje disa shkencëtarë besojnë se çipi i propozuar nga ai mund të revolucionarizojë edhe jetën seksuale të qytetarëve.

“Daily Star” shkruan se miliarderi Elon Musk ka dy qëllime kryesore me këtë ide: të krijojë një koloni të njerëzore në Mars dhe të krijojë një teknologji që lidh trurin e njeriut me inteligjencën artificiale.

Neurobiologu, Andrew Hyers u shpreh se me anë të këtij çipi pacientët e paralizuar mund të lëvizin gjymtyrët vetëm me mendime:

“Aplikimi i parë që mund të imagjinoni është kontrolli më i mirë mendor për një krah robotik për dikë që është i paralizuar.

Shumë studiues kanë hulumtuar idenë e stimulimit të zonave të kënaqësisë së trurit, për t‘i bërë njerëzit të kenë ndjesi të këndshme dhe të jenë “të lumtur” pa përdorimin e drogës ose alkoolit.

Ishte Dr Stuart Meloy, i cili në vitin 2001, zhvilloi një pajisje të quajtur “Orgazmatron”.

Pajisja ishte projektuar për menaxhimin e dhimbjes, por në fakt ai aksidentalisht i kishte dhënë gruas së tij disa momente kënaqësie duke lidhur elektrodat e sistemit të tij të menaxhimit të dhimbjes në shtyllën kurrizore: “Po vendosja elektrodat dhe papritmas gruaja filloi të bërtiste me kënaqësi. E pyeta se çfarë ndodhi dhe ajo tha: Do të duhet ta mësosh burrin tim ta bëjë këtë”

Por për Musk, paratë nuk janë problem. Kështu që shkencëtarët thonë se “Neuralink” mund të ofrojë lehtësisht “orgazma sipas kërkesës”.

“Duke përdorur Neuralink stimulimi i qendrave të kënaqësisë mund të përdoret për të rritur zgjimin dhe përgjigjen seksuale orgazmike. Nëse përgjigjet e kënaqësisë së një personi tjetër mund të regjistrohen nga një çip, atëherë e njëjta përvojë kënaqësie mund të ripërtërihet në partnerin e tyre, duke i bërë të ndiejnë kënaqësinë seksuale të partnerit të tyre”, shkruan eksperti i teknologjisë së seksit Ben Barnes.

Musk ka thënë se kompania e tij shpreson të fillojë të implantojë çipat e saj te njerëzit në vitin 2022, dy vjet më vonë nga sa kishte premtuar fillimisht.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular