BallinaKryesoreRrëfimi befasues i Uejn Runi: Vesha thumba më të gjatë për të...

Rrëfimi befasues i Uejn Runi: Vesha thumba më të gjatë për të dëmtuar lojtarët e Çelsit

Uejn Runi është shënuesi i Anglisë dhe Mançester Junajtidit. Për një moment në karrierën e tij, kur ishte ende shumë i ri, dukej se ai mund të rivalizonte me Mesin dhe Ronaldon. Në “Euro 2004” ai ishte një fenomen dhe dukej sikur “Luanëve” iu hap më në fund porta për t’u bërë mbretër.

Por, edhe atëherë kishte shumë hije mbi të. Lojtari më i talentuar që prej Gaskoinit, nuk ka folur kurrë për zemërimin dhe dhimbjen, që ishte frymëzimi për disa prej golave më të bukur që ai do të shënonte në karrierë. “Shpesh isha me nerva dhe tregohesha agresiv. Kisha shumë dhimbje brenda vetes.

Më duhej shumë kohë që ta kuptoja se si ta përballoja. Ishte një kohë e vështirë. Ndonjëherë shkëputesha pak ditë nga futbolli, mbyllesha në shtëpi dhe vetëm pija në mënyrë që të harroja gjithçka. Kur je futbollist nuk mund ta bësh këtë, sepse alkooli ndikoi në karrierën time te Junajtidi. Mendoja se kisha nevojë që të flisja me dikë sepse po arrija në një moment të keq dhe kam takuar terapistë”, tregoi 36-vjeçari gjatë një interviste për “Daily Mail”, pak përpara se të dalë dokumentari i jetës së tij.

FERGUSON – Një nga temat e shumta që prek ishte edhe marrëdhënia e tij me Sër Aleks Fergusonin: “Më kujtohet kur lindi Kai, Ferguson më kërkoi të shkoja në shtëpi dhe ta lija Kolinin (gruan) në spital sepse të nesërmen luanim në Ligën e Kampioneve kundër CSKA-së së Moskës. I thashë ‘kam dy ditë pa gjumë’ dhe ai ma ktheu: ‘Shko në shtëpi, do të luash’. Kur shkova në stadium ai më uli në stol dhe la pushim Berbatovin. U tërbova dhe pas kësaj më dha një ditë pushim”.

TAKAT ME ÇELSIN – Ai zbuloi edhe pse ishte xheloz për suksesin e Çelsit dhe në përballjen me ta më 29 prill 2006 në “Stamford Bridge” veshi qëllimisht këpucë me thumba më të gjatë për të dëmtuar rivalët që u duhej vetëm 1 pikë në 3 ndeshjet e fundit për t’u shpallur kampionë (+9 nga “Djajtë”):

“Ndërrova thumbat përpara ndeshjes. I vendosa më të gjata, sepse doja të dëmtoja dikë. Nëse Çelsi fitonte një pikë, ata shpalleshin kampionë. Në atë kohë nuk mund ta pranoja. Thumbat ishin brenda rregullave, por ishin më të gjatë se ato që mbaja zakonisht”.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular