BallinaKryesoreSi të pastroni veshkat nga kripa e tepërt në 4 hapa

Si të pastroni veshkat nga kripa e tepërt në 4 hapa

spot_img

Veshkat janë përgjegjëse për pastrimin e trupit nga toksinat dhe shëndeti i tyre është i rëndësishëm për mbarëvajtjen e të gjitha organeve.

Ato duhen pastruar rregullisht nga toksinat dhe kripa e tepërt për të garantuar një shëndet të mirë

Kujdes Me Kripën
Ushqimet e kripura rrisin tensionin e gjakut dhe shkaktojnë një dëm të madh në veshka. Ekspertët këshillojnë kufizimin e përdorimit të kripës në ushqime dhe ngrënien e sa më shumë frutave dhe perimeve.

Kujdes Me Ilaçet
Shumë ilaçe shoqërohen me efekte anësore që manifestohen tek veshkat. Ekspertët këshillojnë përdorimin e kufizuar të medikamenteve që merren pa recetën e mjekut. Mos e teproni me përdorimin e barnave kundër dhimbjeve siç është ibuprofeni. Barna të tilla që konsumohen pa fre shkaktojnë një dëm të rëndë në veshka.

Pini Shumë Ujë
Dehidratimi, sidomos ai afatgjatë, pengon ndjeshëm funksionin e veshkave. Ekspertët këshillojnë që të pini ujë jo vetëm sa herë keni etje por minimalisht 8 gota ujë në ditë. Nivelet e rrezikshme të dehidratimit dallohen tek ngjyra e urinës e cila tregon se sa më e errët të jetë, aq më të dehidratuar jeni.

Ushqimet Më Të Mira Për Veshkat
Ushqimet janë shumë të rëndësishme për shëndetin e veshkave. Ekspertët thonë se një regjim i shëndetshëm dhe i ekuilibruar është një aspekt i rëndësishëm i shëndetit të veshkave. Shalqini është një frut i rëndësishëm për shëndetin e veshkave. Ai është i pasur me ujë dhe ndihmon në eliminimin e toksinave nëpërmjet urinës.

Frutat e pyllit në veçanti boronicat e kuqe janë të domosdoshme për pastrimin e veshkave nga toksinat. Farat e kungullit përmbajnë shumë antioksidantë të cilat përmirësojnë funksionin e veshkave. Ato duhen konsumuar rregullisht por jo në sasi të mëdha. E fundit por jo nga rëndësia, një regjim i shëndetshëm ushqimor është thelbësor për parandalimin e tensionit të lartë të gjakut dhe diabetit, dy sëmundje që nxisin përkeqësimin e veshkave. /AgroWeb

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular