BallinaKronikeNë kërkim për vrasjen e 19-vjeçarit grek, autori i dyshuar që fshihet...

Në kërkim për vrasjen e 19-vjeçarit grek, autori i dyshuar që fshihet në Shqipëri telefonon nga arratia: Dua të dorëzohem!

20-vjeçari shqiptar i arratisur në Shqipëri pas vrasjes së 19-vjeçarit Alqis Kambanu ka kërkuar të dorëzohet në autoritetet greke.

Ngjarja ndodhi afër stadiumit të skuadrës “Aris” në Selanik. Me një telefonatë në një zyrë avokatie në Selanik, i riu Roxhers Demirasi ka kërkuar të dorëzohet vetë duke u kthyer në Greqi.

Ndërkohë, avokatët grekë kanë thënë në median greke se pas lëshimit të urdhrit ndërkombëtar për arrest është e pamundur që i riu të kthehet vetë në Greqi, të kalojë kufirin si çdo qytetar. Ndaj, edhe autoritetet greke i kanë sugjeruar të dorëzohet në autoritetet shqiptare, për të kryer procedurën në prokurorinë e zonës e në vijim të kryhet dhe ekstradimi në Greqi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular