BallinaAktualitetFOTOT/Zgjedhjet e pjesshme 6 marsit, si do renditen kandidatët në fletën e...

FOTOT/Zgjedhjet e pjesshme 6 marsit, si do renditen kandidatët në fletën e votimit ne 6 bashkite

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zbuluar se si do të duket fleta e votimit në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, e po ashtu edhe renditjen e kandidatëve në të.

Në Bashkinë e Dibrës, emri i parë i pozicionuar është ai i Premtim Kryemadhit, i cili përfaqëson siglën e koalicionit “Shtëpia e Lirisë. Pas tij, renditet kandidati i Partisë Demokratike Luan Haka, i 3-i kandidati i Partisë Socialiste, Rahim Spahiu dhe i 4-i kandidati i Lëvizjes së Re Demokratike, Dritan Torba. Në Bashkinë e Durrësit, emri i parë i pozicionuar do të jetë ai i kandidatit të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Ardian Muka, ndjekur nga kandidatja e PS, Emirjana Sako dhe kandidati i PD, Luan Hoti. Në Bashkinë e Lushnjës, renditet në krye kandidatja e PS, Eriselda Sefa, ndjekur nga kandidati i PD Indrit Sefa dhe në fund kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Elton Bano.

Në Bashkinë e Rrogozhinës, në krye të fletës së votimit qëndron kandidati i PD, Fredinant Saraçi, ndjekur nga kandidati i PS, Edison Memolla dhe në fund pozicionohet kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Hekuran Xhani. Për të kaluar në Bashkinë e Shkodrës, e cila në krye të fletës së votimit do të ketë kandidaten e PS, Majlinda Angoni. I dyti në listë qëndron kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Bardh Spahia dhe i treti kandidati i PD, Xhelal Bushati. NË krye të fletës së votimit në Bashkinë e Vorës qëndron kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Lulzim Vrana, ndjekur nga kandidati i PS, Blerim Shera dhe ai i PD, Ymer Marku.

Ja si do të duken fletët e votimit:

 

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular