Ndonëse në krah të ish kryeministrit Berisha, duke garuar për bashkinë e Rrogozhinës nën siglën e koalicionit “ Shtëpia e Lirisë”, kandidati Hekuran Xhani, duket se është i inatosur me klasën politikë, përfshi edhe vetë ish kryeministrin.
Në një video, ku shfaqet mes miqsh Xhani duke konsumuar kafe e raki Xhani, nis të shajë aktorët politik në vend, përfshi Sali Berishën që e ka kandiduar për më 6 mars, duke thënë se cfarë i kanë bërë ato Kombit, edhe Saerbia e ka zili këtë klasë politike.
“Ça i keni bo këtij Kombi edhe Serbia na e ka zili këtë klasë politike. Sal k**va, Fatos k**va, Edi k**va, Lul k**va, kanë përzi 50% të shqiptarëve prej Shqipërie. Edhe Serbia them unë këtu, edhe Serbia na e kanë zili se nuk kanë përzi 50% të Shqipërisë” thotë Xhani.