BallinaAktualitetPS bëhet palë me kompanitë e inceneratorëve, nuk lejojnë dëshmitë e gazetarëve....

PS bëhet palë me kompanitë e inceneratorëve, nuk lejojnë dëshmitë e gazetarëve. Kërcënojnë Tabakun me shkarkim nga drejtimi i komisionit

PS bëhet palë me kompanitë e inceneratorëve, nuk lejojnë dëshmitë e gazetarëve. Kërcënojnë Tabakun me shkarkim nga drejtimi i komisionit

Artan Rama, gazetar investigativ freelancer: Unë kam bërë disa shkrime në lidhje me inceneratorët dhe me kompanitë që kanë marrë përsipër ndërtimin e tyre. Një prej këtyre shkrimeve është objekt i një padie civile në gjykatë. Ende nuk ka filluar si proces. Është në fazën paraprake.
Lidhur me të njëjtën nevojë, mund të them diçka që, në lidhje me profesionin që unë ushtroj, gazetarinë Investigative, paditë civile, lidhur me dëmin e mundshëm që mund t’i shkaktohet kompanive është diçka normale, e mundshme. Madje në deontologjinë tonë të gazetarisë investigative, ndonjëherë këto padi tregojnë shkallën e suksesit. Në përgjithësi kompanitë kërkojnë të rivendosin atë që ato e quajnë, autoritet të humbur.
Unë gjykoj, unë kam patur padi të tjera të cilat i kam fituar, për shkak të punës që unë bëj. Unë mendoj se reputacioni është diçka që iu takon si njerëzve dhe kompanive por është diçka që nuk fitohet në gjykatë por duhet fituar.
Besian Ajazi: Besoj edhe nga përgjigja e kolegut Rama, jeni të qartë se Artani është papajtueshmëri në Statusin e Dëshmitarit, e thotë ligji, Neni 156, germa Ç. Nuk është e udhës që të vazhdojmë në shkelje të rregullores, të ligjit. Madje zonja kryetare u bë e disata herë që unë personalisht, por edhe kolegë të tjerë të maxhorancës jemi ndjerë nën drejtimin tuaj të komisionit joligjor, jo në bazë të rregullores. Dhe mos na detyroni ta çojmë komisionin në ato ullira që nuk shkojnë që të kërkojmë edhe shkarkimin tuaj si kryetare e komisionit sepse jeni në shkelje të komisionit, rregullores, ligjit dhe Kodit të Procedurës.
Jorida Tabaku: Z.Ajazi për sa kohë ne këtu jemi duke hetuar një aferë korruptive që është shkelur ligji me të katërta këmbët dhe po flisni dhe po mbroni kriminelë në kërkim. Frikë nuk duhet të kem unë nga ligji. Frikë duhet të kenë ata që po mbrojnë kriminelët nga ligji.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular