BallinaBotaBritania e Madhe: Të ndalohet Roman Abramovich, t’i merret klubi i Chelsea-it...

Britania e Madhe: Të ndalohet Roman Abramovich, t’i merret klubi i Chelsea-it dhe pasuria. Është i përfshirë në afera korruptive me shtetin rus

Pronari i klubit të Chelsea-s, Roman Abramovich është lidhur me shtetin rus duke u përfshirë në praktika korruptive. Ky është pretendimi i ngritur nga një deputet laburist i Britanisë së Madhe.

Ai ka sugjeruar që t’i konfiskohen asetet dhe të vihet para drejtësisë si dhe t’i hiqet e drejta e drejtimit të klubit të futbollit. Chris Bryant u tha deputetëve se ai i referohet një dokumenti të Zyrës së Brendshme ndërsa shtroi pyetjen se pe nuk ishte bërë asgjë më shumë për asetet e Abramovich në Mbretërinë e Bashkuar, duke pasur parasysh këtë vendim zyrtar, shkruan The Guardian. 

Duke ngritur çështjen e vizave të nivelit 1, si ajo që mban Abramovich, që u mundësojnë njerëzve shumë të pasur të investojnë në Mbretërinë e Bashkuar, Bryant citoi drejtpërdrejt një pjesë të asaj që ai tha se ishte dokumenti i Home Office.

“Kam marrë në dorë një dokument të rrjedhur nga viti 2019, nga Ministria e Brendshme, që ka të bëjë me Abramovich: “Si pjesë e strategjisë së HMG-së [Qeveria e Madhërisë së Saj] për Rusinë që synon të ndalojë financimin e paligjshëm dhe aktivitetin keqdashës, Abramovich ka lidhje me shtetin rus edhe është i përfshirë në praktika korruptive”, tha Bryant për Commons.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular