BallinaBotaPresidenti francez telefonon Putinin: Ndalo menjëherë operacionet ushtarake, ja si përgjigjet Kremlini

Presidenti francez telefonon Putinin: Ndalo menjëherë operacionet ushtarake, ja si përgjigjet Kremlini

Presidenti francez Emanuel Macron dhe ai rus Vladimir Putin kanë zhvilluar një bisedë telefonike për Ukrainën. Macron i ka telefonuar Putinit duke i kërkuar ndalimin e menjëhershëm të operacioneve ushtarake ruse, duke i kujtuar se Rusia do të përballet me sanksione të ashpra dhe masive.

Sipas Kremlinit, presidenti rus dhe homologu i tij francez patën një shkëmbim telefonik “serioz dhe të sinqertë” në lidhje me pushtimin e Ukrainës.

Kjo është biseda e parë midis zotit Putin dhe një lideri perëndimor që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës të enjten mëngjesin e sotëm.

Presidenti rus “siguroi një shpjegim të detajuar të arsyeve” që e çuan Moskën në nisjen e këtij operacioni, ka theksuar në një deklaratë për mediat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular