BallinaKryesoreVIDEO / Putin ka kundër ultrasit rusë, tifozët e Dinamos së Moskës...

VIDEO / Putin ka kundër ultrasit rusë, tifozët e Dinamos së Moskës i dalin në krah zëvendëstrajnerit ukrainas

Shpërthimi i luftës ndaj Ukrainës ka lënë të pakënaqur edhe shtetasit rusë, të cilët e shohin të pakuptimtë agresionin ndaj fqinjëve. Kjo shihet qartë në protestat në qytete më të mëdha ruse, por edhe në ato që shpesh janë cilësuar si “tempujt e protestave”, stadiumet e futbollit.

Shpeshherë, qëndrimet e ultrasve mbartin pakënaqësinë popullore dhe duket se ata rusë, i janë vënë kundër Putin për vendimin e fundit. Kjo është parë më së miri dje, në ndeshjen që Dinamo e Moskës fitoi me shifrat 3-0 ndaj Kimki, duke marrë kryesimin e kampionatit.

Në pankinë mungonte zëvendëstrajneri Andri Voronin. Ish-sulmuesi i njohur ukrainas, ka refuzuar që të drejtojë skuadrën në këto momente ku vendi i tij po sulmohet nga Rusia, në shenjë proteste. Me sa duket, të gjithë ultrasit janë me të dhe gjatë ndeshjes së djeshme, nga tribuna e mbështetësve të zjarrtë të Dinamos së Moskës, janë dëgjuar kore të shumta në mbështetje të tij, duke sfiduar hapur Putin i cili ka shtypur me forcë deri tani protestat kundër luftës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular