BallinaBota“Negociatat janë të vështira”- Këshilltari i Zelensky-t zbardh çfarë u diskutua në...

“Negociatat janë të vështira”- Këshilltari i Zelensky-t zbardh çfarë u diskutua në takimin 5 orësh: Fatkeqësisht, pala ruse është ende…

Për më shumë se pesë orë delegacionet e Ukrainës dhe të Rusisë kanë diskutuar për luftën e cila tashmë ka nisur prej 5 ditësh. Pala ukrainase ka kërkuar armëpushim të menjëhershëm, ndërsa Mykhailo Podoliyak, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyi ka thënë pas takimet se negociatat janë të vështira, por pa ndonjë ultimatum detyrues.

“Negociatat janë të vështira. Megjithatë, tashmë pa ndonjë ultimatum të detyrueshëm. Fatkeqësisht, pala ruse është ende jashtëzakonisht e njëanshme në lidhje me proceset shkatërruese që ka nisur.

Po ashtu këshilltari i Zelensky-t u shpreh se në ditët në vijim do të ketë një tjetër takim.

“Delegacionet ukrainase dhe ruse mbajtën raundin e parë të negociatave. Qëllimi i tyre kryesor ishte të diskutonin armëpushimin dhe përfundimin e veprimeve luftarake në territorin e Ukrainës. Palët kanë përcaktuar temat ku janë përcaktuar vendime. Në mënyrë që këto vendime të zbatohet si udhërrëfyes, palët po kthehen për konsultime në kryeqytetet e tyre. Palët diskutuan për mbajtjen e një raundi tjetër negociatash”, tha ai të hënën.

Në momentet e fundit janë dëgjuar tre shpërthime të mëdha në Kiev.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular